Mijëra udhëtarë që kanë shfrytëzuar udhëtimin e fundit nga Evropa në Amerikë kanë bllokuar sot aeroportet amerikane. Sapo zbresin në tokën amerikane detyrohen të qëndrojnë në radhë të gjata, për shkak të kontrolleve shëndetësore që bëhen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ata po qëndrojnë për orë të tëra në radhë deri sa t’iu nënshtrohen testeve shëndetësore përpara se të kalojnë.
Numri i udhëtarëve u shtua pas vendimit të autoriteteve amerikane për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Europa të martën, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit të ri me origjinë nga Kina.
Deri tani në Shtetet e Bashkuara regjistrohen 54 viktima nga koronavirusi dhe mbi 2700 të prekur.
Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetit publik e kritikojnë situatën e krijuar në aeroporte duke nënvizuar se kjo është pikërisht mënyra se si virusi mund të përhapet më shpejt, me njerëz që qëndrojnë pranë njëri tjetrit për kohë të gjatë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/