Historia e dashurisë me vajzën greke në Selanik; Ato që dëgjova nga...

Historia e dashurisë me vajzën greke në Selanik; Ato që dëgjova nga e ëma më tronditi

198
0
Shares

Në programin “Historia ime” në Tv Klan, Gjovalin Zefi rrëfeu në studio historinë e tij të dashurisë. 37-vjeçari tregoi se ai u dashurua me një vajzë greke në Selanik dhe për 4 vite dashuria e tyre arriti të mposhte çdo pengesë. Por një ditë, një bisedë mes vajzës që ai dashuronte dhe nënës së saj e tronditi atë. Gjërat mes çiftit u komplikuan dhe arritën deri aty, sa vajza kërkoi ndarjen. Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk u rikthyen sërish bashkë dhe ai mësoi se në jetën e saj kishte hyrë dikush tjetër.

Gjovalin Zefi: Kam shkuar në Selanik jam njohur me një zotëri aty, punonte me djalin e vet, me vajzën dhe me dhëndrrin e vet, në një fabrikë plastike dru alumini.

Mirela Milori: Kur fillon historia jote e dashurisë?

Gjovalin Zefi: Aty punova 3 vite shumë mirë tek ajo punë dhe fillova të dal në qytet në Selanik.

Mirela Milori: Dhe kur dole në qytet njohe një vajzë?

Gjovalin Zefi: Duke dalë në qytet, kisha shumë këshilla të mira nga kjo familja që jetoja aty.

Mirela Milori: Nga familja greke që të ndihmoi?

Gjovalin Zefi: Kujdes se je i vogël, kujdes se mund të marrësh rrugë të keqe. Çdo gjë më thoshte kujdes.

Mirela Milori: Pra ishte si një familje për ty, të këshillonte?

Gjovalin Zefi: Ai u bë si familje, me të vërtetë të gjithë. Fillova duke dale unë, u njoha me një vajzë greke.

Mirela Milori: Do ja themi emrin?

Gjovalin Zefi: Evangjelia quhet!

Mirela Milori: Ajo e dinte që ishe shqiptar?

Gjovalin Zefi: Po që në momentin e parë!

Mirela Milori: Filloi njohja! Kur u lidhët?

Gjovalin Zefi: Unë dola me ca shokë për kafe, njëri nga këta shokët, nuk e di si i kishte njohur, por erdhi një grup vajzash, i njihte ato vajzat, erdhën për kafe, shumë mirë, lokali ishte shumë i madh. Hyra në muhabet me këtë. Nga je më tha, i thashë shqiptar, nuk kisha arsye mos i thosha. Isha atëherë i turpshëm, por edhe një tip i mërzitur, kam ardhur për një qëllim para, nuk e kisha atë mendjen të hyja në muhabet.

Mirela Milori: Para sa vjetësh zhvillohet ngjarja?

Gjovalin Zefi: Filllimi ka gati 14 vjet!

Mirela Milori: Megjithatë ju njiheni?

Gjovalin Zefi: Pyetëm njëri –tjetrin, por pyeste më shumë ajo, se isha tip i mbyllur.

Mirela Milori: Çfarë të tërhoqi më shumë të Evangjelia?

Gjovalin Zefi: Mbaj mend, po ta tregoj se çfarë. Mbaj mend që ka marr telefonin dhe ka shkruar numrin e vetë dhe më thotë kam shkruar numrin tim. Normal emocione të mira ato. Edhe u larguam, s’e kisha mendjen fare, të tjerët ndoshta i jepnin muhabet, por unë s’e kisha mendjen fare aty. Në darkë folëm në telefon dhe kanë kaluar 6 muaj në mënyrë shoqërore, atëherë në ato vite që ishim të vegjël. Pastaj u lidhëm tamam.

Mirela Milori: Çfarë të tërhiqte?

Gjovalin Zefi: Ajo ishte vajzë simpatike. Tani varet si e sheh çdo njeri.

Mirela Milori: Dakord me sytë e ty po flasim tani?

Gjovalin Zefi: Në sytë e mi ishte simpatike, edhe serioze, por edhe mbi të gjitha karakter dhe e rregullt. Dy vitet e para ja kaluam shumë mirë, emocione rinie, nuk e kishte marrë akoma vesh babai i vetë.

Mirela Milori: Që ajo ishte lidhur me një djalë shqiptar?

Gjovalin Zefi: Po, edhe për sa më thoshte kjo vajza, shqiptarët babi i vetë nuk i kishte qejf të kishte asnjë lidhje me ta. 

Kur dëgjova bisedën e saj më të ëmën:

Mirela Milori: Çfarë dëgjove që bisedonin nënë e bijë, që ishte dita finale për ty?

Gjovalin Zefi: Ato kujtuan se kisha ikur në shtëpi, unë dëgjova Gjovani, Gjovani dhe mbaj mend që nëna e vetë tha nuk ke të ardhme me Gjovanin. Unë mbeta kështu se nuk e prisja. Dhe tha Gjovani është zero ekonomikisht, ne jemi që jemi në gjendje të vështirë ekonomike, por me Gjovanin ku e ke të ardhmen. Vajza i tha nuk mundem të ndahem nga Gjovani se është zero ekonomikisht, se unë e dua.

Mirela Milori: Çfarë fjale të rëndoi ty?

Gjovalin Zefi: Mua më rëndoi kjo, nëna e vetë i thotë, ti moj vajzë, dil me shok e me shoqe, e duke dale do njihesh me ndonjë djalë tjetër dhe gradualisht do e harrosh Gjovanin. Kur e kam dëgjuar atë llaf, nuk e imagjonoja, ishte llafi më i rëndë.

Mirela Milori: Çfarë bëre ti?

Gjovalin Zefi: Hapa derën, dola përjashta, e kuptoi kjo vajza, doli tek dera dhe më thotë ku po shkon. Po shkoj në shtëpi, po vij dhe unë thotë dhe shkuam tek shtëpia. Tha, të dua ty.

Mirela Milori: Kur u ndatë?

Gjovalin Zefi: Kaluan 2 muaj përafërsisht, edhe filloi grindja, filloi ajo të kërkoj do dalë me shoqe, më vonë me shok dhe me shoqe, i njëjti program që kisha dëgjuar.

Mirela Milori: Mos ishte ti xheloz? E lije të dilte?

Gjovalin Zefi: Po unë e lija!

Mirela Milori: Kur u ndatë përfunimisht?

Gjovalin Zefi: Ka zgjatur grindja 4 muaj me atë. Më tha s’të duroj dot më, mos i bjer telefonit.

Mirela Milori: Sa kohë ka që jeni ndarë?

Gjovalin Zefi: 10 vite!

Mirela Milori: Tentuat të ribashkoheshit? E kërkove ndonjëherë?

Gjovalin Zefi: Bëra përpjekje, por tha shumë vonë !

Mirela Milori: Gjatë këtyre 10 viteve e ke takuar, apo ke folur në telefon?

Gjovalin Zefi: Në fillim unë nuk bëra dorëheqje nga ajo vajzë, derisa ajo më tha që kishte dikë tjetër, unë këmbëngula, se kisha kollaj, por pastaj thashë në rregull. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY