Shqiperia dhe Kosova kane shmangur perballjen ne Ligen e Kombeve.
Në shortin që po mbahet në Holandë, kombëtarja jonë është vendosur në grupin 4, liga c së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Duke parë rivalët, kombëtarja kuqezi ka shanse të mëdha për të kaluar fazën e parë.
“Dardanët” u caktuan në grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka përballë rivalë të vështirë si Greqinë dhe Sllovenët, por rezultatet pozitive në dy vitet e fundit rrisin besimin se Kosova mund të përsërisë një tjetër paraqitje pozitive njësoj si sezonin e kaluar të Ligës së Kombeve.
LIGA C, GRUPI 3
Slloveni, Moldavi, Kosovë, Greqi
LIGA C, GRUPI 4
Kazakistan, Bjellorusi, Lituani, Shqipëri.





