Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori shqiptar në Kinë: Nuk është gjetur ilaçi për koronavirusin, 65 vdekje çdo ditë

04/02/2020
Ambasadori shqiptar në Pekin thirrje shqiptarëve: Shtyni më vonë udhëtimet në Kinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se me ne fund eshte gjetur ilaçi që nuk lejon përhapjen e koronavirusit që ka prekur mijëra njerëz.

Ambasadori apelon që njerëzit mos të bjenë pre e imagjinatave, dhe të jenë të kujdesshëm duke marrë të gjitha masat, që janë paralajmëruar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Postimi i plotë i ambasadorit:

Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.

Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu.

E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.

Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.

/DRONI.al/

Tags: ambasadorikineKoronavirusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.