Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria e Krujës nuk humbet kohë, depoziton apelimin për Endrit Doklen

15/01/2020
Gjykata Kushtetuese konfirmon: Endrit Dokle, në burg përjetë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krujës ashtu sikundër kishte paralajmëruar, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krujës për lirimin nga burgu të anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin, në sekretarinë e gjykatës dhe për këtë çështje është njoftuar dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë që pritet që në vijim Prokuroria e Përgjithshme të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Vendimi për lirimin nga burgut të Endrit Dokles, u dha nga gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove.

Gjykata e Krujës fillimisht i ka konvertuar burgun përjetë në burg me 25 vite burg për sjellje të mirë dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer tre të katërtën e dënimit, po me arsyetimin për sjellje të mirë.

Prokuroria theksoi se vendimi nuk shpërfill vetëm dënimin me burg përjetë për të, por edhe një dënim që i Endrit Dokle e ka marrë në vitin 2013 me 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga qelia ku vuante burgun përjetë.

Endrit Dokle kishte krijuar emrin si një prej anëtarëve më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm të Bandës së Durrësit. Të gjitha krimet e tij u zbuluan gjatë procesit gjyqësor nga Adriatik Coli, i penduari i kësaj bande dhe një person i paguar për të vrarë armiqtë e bandës famëkeqe të Durrësit.

/DRONI.al/

Tags: apelimendrit doklekrujeprokuroriavendimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.