Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e gazetarit, i përfshirë biznesmeni me lidhje politike, 4 arrestime

21/10/2019
Vrasja e gazetarit, i përfshirë biznesmeni me lidhje politike, 4 arrestime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të hënën autoritetet sllovake ngritën akuza ndaj një biznesmeni të njohur si dhe tre personave të tjerë të dyshuar për vrasjen vitin e kaluar të një gazetari dhe të fejuarës së tij, ngjarje që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico. Vrasja vazhdon të turbullojë politikën në vend.

Sipërmarrësi me lidhje politike Marian Kocner dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tij, u deklaruan të pafajshëm. Një i dyshuar i katërt pranoi se ka qëlluar ndaj gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

Ndërkohë një person i pestë ka pranuar se ka ndihmuar për të kryer vrasjen. Ai ka bërë një marrëveshje me prokurorët duke pranuar fajin dhe po shërben si dëshmitar në procesin ndaj katër të tjerëve mbi të cilët rëndojnë akuzat për vrasje.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të shtetit tha në një deklaratë se të katër të dyshuarit mund të përballen me burgim të përjetshëm për gjashtë akuza, përfshirë vrasjen me paramendim. Njoftimi nënkupton përfundimin e fazës hetimore të çështjes, e cila është parë si një provë për policinë sllovake dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Vrasja e Jan Kuciak-ut nxiti demonstrata masive kundër korrupsionit vitin e kaluar dhe detyroi kryeministrin Fico të japë dorëheqjen, pas rreth 12 vitesh në këtë pozicion.

Zbulimi i lidhjeve mes biznesmenit Kocner dhe zyrtarëve të sigurisë të cilat u ekspozuan gjatë hetimit çuan në dorëheqje të tjera gjatë javëve të fundit.

27 vjeçari Jan Kuciak dhe fejuara e tij Martina Kusnirova u qëlluan në shtëpinë e tyre në ndodhej në periferi të kryeqytetit, Bratislavë në shkurt të vitit 2018. Prokurorët thanë se biznesmeni Kocner, subjekt i një materiali investigativ lidhur me një çështje korrupsioni që po përgatiste gazetari Kuciak, kishte porositur vrasjen gjë që biznesmeni e ka mohuar.

Tags: gazetari sllovakjan kuciakmarian kocner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.