Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra e çiftit në Librazhd, burrë e grua debatuan gjatë darkës. Çfarë dyshonte 53 vjeçari

08/09/2019
Masakra e çiftit në Librazhd, burrë e grua debatuan gjatë darkës. Çfarë dyshonte 53 vjeçari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajo që dukej një ditë normale në familjen Gjokola, ka përfunduar në tragjedi. Çifti Daut dhe Luljeta, u përfshinë në një debat të ashpër, duke bere qe me vone te gjejne vdekjen të dy.

Fqinjët kanë dëgjuar sherrin dhe pas kësaj kanë bërë njoftimin e Policisë. Gjithçka ka qenë e kotë, pasi në momentin e mbërritjes së forcave të Rendit, 49- vjeçarja Luljeta Dauti është gjetur e masakruar me thikë.

Burri i saj, në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit, u hodh nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e katërt të një pallati, në qendër të Librazhdit. Asnjë nuk ka dyshuar se mes tyre mund të ketë pasur ndonjë debat.

Mësohet se Daut Gjokola ka pasur dyshime për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes së tij. I trembur se mund të humbiste bashkëshorten, Dauti ka gjetur zgjidhjen më tragjike. Në debat e sipër, 53-vjeçari ka rrëmbyer thikën në kuzhinë dhe ka nisur të qëllojë nënën e dy fëmijëve. Ulërimat e saj, tentativat për t’u shpëtuar goditjeve me thikë nuk u kanë shpëtuar fqinjëve që lajmëruan Policinë.

Djali, edhe pse i tronditur nga ajo që i panë sytë, ka kërkuar ndihmë. Ai ka parë babanë të ulur në divan, nënën të mbuluar në gjak. Madje nga dëshpërimi, fqinjët tregojnë se 27- vjeçari ka goditur murin me kokë disa herë, deri sa në banesë ka mbërritur barela me stafin e mjekëve për ta transportuar nënën e tij në spital.

Duke u larguar të dy rreth 30 minuta pas njëri-tjetrit, çifti Gjokola nga Librazhdi e mori me vete misterin e kësaj tragjedie. Asnjë banor i pallatit, miq, të afërm të çiftit Gjokola nuk dinë të thonë se si arritën në këtë përfundim tragjik. Madje, mësohet se ata asnjëherë nuk kanë pasur probleme ekonomike. Ata kishin bizneset e tyre dhe jetonin qetë dhe në pamje të jashtme të lumtur.

Policia zyrtarisht ka deklaruar se: “Në lagjen ‘Shkumbin’ Librazhd, në banesë, shtetasi D.Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen L.Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj. është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij”, bëhet e ditur nga Policia.

Tags: arsyejaCiftiGRUAJALibrazhdvrasja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.