Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshimi i mesatares për pranim në Universitet, ja çfar bëjnë maturantët

05/08/2019
EMRAT/ Dy kandidatë për dekanë dhe 7 për shefa departamenti te Filologjiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup maturantesh i janë drejtuar Avokatit te Popullit per t’i shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mesataren per studimet Bachelor ne Universitetet e Tiranes.

“Ne jemi një grup maturantësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm studentët nën mesataren 6.00 por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar Bachelor”, thuhet ne hyrje te ketij peticioni.

Ata shprehen se vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk janë njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat personale për fusha të caktuara.

Ata listojnë disa arsye për të cilat ky ligj i cënon dhe rrezikon t’i lerë jashtë dyerve të Universiteteve apo degëve të preferuara.
PETICION I PLOTE:
Drejtuar: Avokatit të Popullit Znj. Ernida Ballanca
Për Dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë SH. T. Z. Edi Rama
Për Dijeni: Ministres së Arsimit Rinisë dhe Sporteve Znj. Besa Shahini

Ne jemi një grup maturantësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm studentët nën mesataren 6.00 por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar Bachelor.

Ne i drejtohemi Avokatit të Popullit për këtë ankesë.
1- Vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat tona personale për fusha të caktuara.

2- Ideja e mesatares kap dhe degët e arteve dhe të sporteve të cilat janë degë tek të cilat konkurrohet mbi bazën e talentit dhe jo mbi bazën e mesatares dhe ku tradicionalisht ka mjaftuar kalimi në nivelin minimal të shkollës së mesme.

3- Për disa degë si Letërsia, Historia, Filozofia, Linguistika apo dhe Psikologjia mesatarja është bërë mbi 7.5 me idenë që këto degë mund të konkurrojnë për mësuesi. Shumë prej nesh mund të mos kenë kurrë qëllim të futen në sistemin arsimor por dëshirojnë të studiojnë për efekt të specialitetit, për efekt të dëshirës personale dhe profesionale dhe nuk ka asnjë kuptim të kufizohen të gjithë në mesataren 7.5.

4- Ideja e mesatares nuk njihet në asnjë vend të bashkimit evropian ku mjafton nota minimale kaluese për të kaluar në studime e larta dhe varet pastaj nga kriteret e universitetit, programi apo profili i caktuar që aplikon.

5- Ne dëshirojmë që nëse politikat e qeverisë janë të tilla për universitetet shtetërore ato nuk ka asnjë kuptim të kenë efekt kur ne i financojmë vetë studimet tona.

Kërkojmë ndërhyrjen e avokatit të popullit për të zgjidhur këtë të drejtë të mohuar për maturantët shqiptarë, këtë kufizim me prapaveprim që na ka gjetur të papërgatitur dhe së fundmi, kufizim të së drejtës dhe iniciativën ligjore me anë të kontrollit incidencial për efekt të mesatares pasi në këtë mënyrë nota kaluese bëhet 6.5 dhe 7.5.

Tags: maturanteUniversitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.