Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Institucionet shqiptare ngrenë alarmin: Ja si mund t’ju vjedhin paratë kur i transferoni jashtë shtetit

02/08/2019
Shqiptarët “po hanë dhjamin” e tyre, ikin edhe 28 milionë euro nga depozitat bankare

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëse kryeni transferta monetare jashtë shtetit, duhet të tregoni kujdes. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave ka bërë një njoftim me rëndësi lidhur me këtë aktivitet.

DPPP paralajmëron qytetarët që të tregohen në kujdesshëm kur tranferojnë para pasi mund të bien pre e mashtrimit, veçanërisht në rastet kur klientët njoftohen që të ndryshojnë të dhënat e përdorura në transfertat e tyre.

Shumë persona dhe biznese kanë rënë pre e këtij mashtrimi “të komplikuar” dhe mbi këtë rast DPPP dhe tatimet kanë bërë thirrje për ndërgjegjësim, pasi nëse paratë kalojnë në duart e mashtruesve, shuma humbet dhe nuk rikuperohet.

Në vijim njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave:

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit parandalues në vend, informon subjektet e ligjit, individët dhe personat juridikë në vend, se kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve me tipologji, kryesisht, të ndërhyrjes nëpërmjet komunikimeve elektronike, ndaj  individëve/personave juridikë (klientë banke), nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme (auditimi, probleme me organet fiskale), që të ndryshojnë të dhënat e përdorura për transfertat (nr. i IBAN). Personat mashtrues paraqiten si përfaqësues legjitimë të kompanive, me të cilat klientët e bankës kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.

Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse (për arsye të ndryshme, si mos dorëzim malli, etj.), kupton se ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare.

Ju bëjmë thirrje që, nëse konstatoni ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkombëtar, të kryeni një komunikim paraprak (me telefon, faks, email) me kompanitë partnere, për t’u siguruar paraprakisht që ndryshimet janë bërë nga ana e tyre, për arsye legjitime dhe janë të miratuara prej tyre. Vetëm pas këtij konfirmimi vijoni me transferimin e vlerave monetare.

Tags: DPPNJOFTIMparatransferta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.