Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit”

24/07/2019
“Mos na lini vetëm mes vapës dhe rrebeshit”, Fuga: Unë për vete nuk i ndahem këtyre 3 objektivave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në lidhje me ngujimin e artistëve te Teatri Kombëtar ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, ai thekson se asnjë  argument që jep qeveria nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Fuga thekson se nuk ka qeveri dhe kuvend kopil që të prishë ndërtesën e Teatrit.

Reagimi i plotë:

Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve të tij!
————————————
Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar!

Asnjë!

Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve!

Por, nuk ka asnjë!

Godina e vjetër ?

Restaurojeni!

Skena jashtë standarteve të sotme?

Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën!

Do të urbanizohet i gjithë ai territor?

Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë!

Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike!

Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit!

E sigurt!

Mos kujtojë njeri se kombi harron!

Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha!

Mijra currila do të rrjedhin mbi to!

Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë?

Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjegjen shpirtrore të shqiptarëve!

Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë?

Askush!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar?

Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm!

Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin ?

Asnjë argument, asgjë!

Pa legjitimitet!

Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër!

Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit!

Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore?

Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim!

Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu! Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu!

Tags: artan fugareagimteatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.