Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-deputeti Shehaj: Oligarkët janë një organizatë kriminale dhe kanceri i ekonomisë

29/05/2019
Sondazhet/Ish-deputeti: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, ishte i ftuar në rubrikën Opinion në News24, ku foli për krizën politike ne vend.

Gjatë fjalës së tij Shehaj u shpreh se vendi është në duart e oligarkëve, duke theksuar se ata janë një organizatë kriminale dhe kanceri i ekonomisë.

Shehaj: Me ndërrimin e pushtetit, kur Rama të mos jetë më kryeministër, prokuroria dhe policia do jenë të lira të hetojnë këto skandale. Të çudit sjella e pushtetarëve sot. Sillen sikur nuk do vijë dita që të mos jenë më në pushtet. Sillen sikur nuk do vijë dita që prokuroria dhe policia të ketnë mundësi të hetojnë. Mendojnë se disqet që janë aty nuk do dëgjohen. Mendojnë se do jenë gjithmonë në pushtet. Kjo siguri u vlen edhe nga fakti që kanë hedhur themelet, sidomos në ekonomi, dhe kanë kapur drejtësinë që i lejon të veprojë kështu, sepse kanë garancinë që nuk do përndiqen. Skema e vjedhjes është aq e madhe dhe shkeljet janë shumë të mëdha. Mjaftosh të shikosh si veprojnë. Nëse një institucion nuk e ble naftën me çmimin e tregon por disa herë më shrenjtë, nuk ka dyshim që aty ka korrupsion. Mjafton të gërmosh. Unë e zbulova një skandal duke parë regjistrin e kompanive në Delaware, imagjinoni se çmund të bënin prokuroria dhe policia. Nëse është vullneti, kapen dhe është e domosdosme që kjo të bëhet. Kjo sepse nuk kemi të bëjmë me një skemë të madhe vjedhjeje dhe korrupsioni, por kemi të bëjmë me ngritjen e një sistemi. Kemi një sistem ku Edi Rama dhe qeveria me një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë. Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike. Sot unë mendoj se nuk duhet ti gjykojmë oligarkët si përgjegjes të një vjedhje të caktuar, por mendoj se ata oligarkë që abuzojnë me paratë publike dhe kanë vjedhur përmes koncensioneve, janë një organizatë kriminale. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ku kemi oligarkët, politikanët dhe administratën që kanë kapur komplet pushtetin ekonomik. Sot oligarkët afër qeverisë janë kthyer në sekserë.

Tags: AGRON SHEHAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.