Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/”Pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur”, ish-deputetja shpjegon skemën: 178 mln euro…

10/05/2019
PD: “Rama merr 500 mln euro borxh për të shlyer borxhe”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar përmes dokumenteve të tjera të dhëna se pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur.

Ajo shton se kompania e inceneratorëve është sot jo vetëm monopol që sundon dhe vendos çmime në kurriz të gjithëve, jo vetëm që rrezikon të shkatërrojë jetën e gjithsecilit prej nesh, por ajo ka vendosur në këmbët e saj shtetin dhe buxhetin e tij.

“Shqiptarët e mbajnë mend se si 3 kompani që ndërlidhen mes tyre përdorën pushtetin e qeverisë Rama dhe tre ministrave për të shkelur ligjet e vendit. Ata së bashku do të përfitojnë minimalisht 178 mln euro nga buxheti i shqiptarëve, ku vetëm Tirana është 128 milionë Euro. Kjo skemë korruptive jo vetëm do të jetë një gropë në buxhetin e rreckosur të shtetit por do të jetë dhe një rrezik për sëmundje..” -shkruan Tabaku.

REAGIMI I PLOTE

Pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur!
Inceneratori i Tiranës merr jo një por dy pagesa në ditë! 

Shqiptarët e mbajnë mend se si 3 kompani që ndërlidhen mes tyre përdorën pushtetin e qeverisë Rama dhe tre ministrave për të shkelur ligjet e vendit. Ata së bashku do të përfitojnë minimalisht 178 mln euro nga buxheti i shqiptarëve, ku vetëm Tirana është 128 milionë Euro. Kjo skemë korruptive jo vetëm do të jetë një gropë në buxhetin e rreckosur të shtetit por do të jetë dhe një rrezik për sëmundje. Pasi siç është edhe i qartë projekti, inceneratorët kanë ndërmend të djegin plehrat e rajonit dhe më gjerë e duke kaluar tahmë dhe në ato të rrezikshme.

Deri më sot inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit 53 milionë Euro në 111 pagesa, ku vetëm Tirana ka 34 pagesa me një vlerë totale prej 10.9 milion eurosh. Njerëzit me pushtet që fshihen pas inceneratorëve kanë përfituar 2700 euro në ditë, një vlerë 5.4 herë më e lartë se sa paga mesatare në vend, vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kjo është e vetmja konratë ku me firmosjen e kontratës kanë filluar pagesat.

Ndërsa qeveria vazhdon të paguajë punën e pakryer të inceneratorëve duke majmur ata që fshihen pas Klodian Zotos dhe rrjetit të inceneratorëve fantazmë, kompania Integrated Energy B.V. ka vendosur ta zgjerojë projektin e djegies së mbeturainve. Ky projekt duket se u miratua me të njëjtën shpejtësi si koncesionet e tjera të lidhura me inceneratorët.

Sa më shumë investigon mbi letrat që lidhen me kompanitë e djegies së plehrave aq më shumë zbulon shkelje dhe abuzime që rëndojnë në kurrizin e sipërmarrjeve private dhe buxhetit të qytetarëve të Tiranës.

Kompania e djegies së plehrave në Tiranë detyron dhe Bashkinë e Tiranës dhe cdo institucion publik ti paguajë kompanisë së Klodian Zotos dhe miqve të tij 29 euro/ton nga buxheti i qytetarëve të Tiranës, detyrohet t’i pagojë para ekstra sa herë që depoziton mbetje të banorëve të Tiranës, për të cila t paguhet nga buxheti i shtetit, njësoj si të jetë një nënkontraktor i zakonshëm.

Siç edhe kuptohet, kompania e inceneratorëve është sot jo vetëm monopol që sundon dhe vendos çmime në kurriz të gjithëve, jo vetëm që rrezikon të shkatërrojë jetën e gjithsecilit prej nesh, por ajo ka vendosur në këmbët e saj shtetin dhe buxhetin e tij.

Kompania e djegies së plehrave vazhdon të thithë para nga buxheti i shtetit edhe kur ajo nuk punon, madje edhe kur buxheti i shtetit nuk shpenzon as për investimet më të domosdoshme të vendit. Kur sot nuk rimbursohet TVSH e prodhuesit shqiptarë janë në vështirësi, kur nuk paguhen paga e pensione, kur njerëzit hiqen nga lista e ndihmës ekonomike, sot gjenden paratë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Ky koncesion dhe PPP është në kundërshtim të plotë me çdo ligj dhe procedurë ligjore në vend. Partia Demokratike që ka iniciuar dhe një interpelancë për këtë çështje në Parlament, jo vetëm do t’i pezullojë këto kontrata abuzive por do të çojë përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me pushtetin e tij në kuriz të shqiptarëve dhe shërbim të xhepit të tij.

Tags: inceneratorëjorida tabakureagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.