Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbushën thasët me miliona euro në Rinas, Klement Çala dhe Admir Murataj fqinjë të Liqeni i Thatë

27/04/2019
Mbushën thasët me miliona euro në Rinas, Klement Çala dhe Admir Murataj fqinjë të Liqeni i Thatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Megjithëse në kërkim për grabitjen e mëparshme në Rinas, Admir Murataj, i cili thirrej ndryshe edhe “daja”, bënte një jetë luksoze në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit të Liqeni i Thatë. Madje ai ishte fqinj me Klement Çalën dhe sipas dëshmisë së Alkond Bengasit leviznin gjthmonë të armatosur.

“Dua të shpjegoj se Klement Çala kishte një banesë afër shtëpisë time te Liqeni i Thatë, si dhe Klementi më ka thënë se edhe “daja” që nënkuptonte Admir Muratajn, e ka shtëpinë përballë pallatit tim në anën tjetër të Liqenit të Thatë”.

Kjo është një pjesë e dëshmisë së Alkond Bengasit, përpara hetuesve që tregon edhe një herë se megjithëse person në kërkim, Admir Murataj, lëvizte lirshëm nëpër Tiranë madje kishte edhe nje banesë në zonën më të lakmuar të kryeqytetit pranë Liqenit të Thatë.

Madje sipas dëshmisë së Bengasit, Admir Murataj dhe Klement Çala kanë hapur edhe një restorant në këtë zonë.

Gjithashtu Bengasi ka treguar se Klement Çala dhe Admir Murataj kishin një miqësi familjare me njëri-tjetrin, pasi shpesh herë në banesën e Klementit vinte edhe bashkëshortja e Admir Murataj, Albana, së bashku me dy vajzat e saj.

“Unë e kam parë Albanën të hynte në banesën e Klementit së bashku me Admir Muratajn” thotë me tej në dëshmine tij Bengasi.

Gjithashtu ai sqaron se përveç shtetasit kosovar, me nofkën “daja” i thërrisnin edhe Admir Muratajt.

Madje ai thotë në dëshminë e tij se Admir Murataj dhe Klement Çala mbanin gjithnjë armë me vete.

“Admiri mbantë dy pistoleta dhe bomba në çantë. Ja kam parë kur me ka kërkuar ti marr njëherë cigaret në çantë. Ndërsa Klementi mbante një armë tip Glock që ia kishte blerë “dajës” nga Kosova dhe ka thënë që e ka blerë për 2500 euro” thekson në dëshminë e tij Alkond Bengasi.

Tags: admir muratajKlement Cala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.