Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i OSBE, Vasili – Ramës: Votat u blenë me paratë e drogës dhe krimit

11/03/2019
Petrit Vasili: Rama pjesë e atyre që veprojnë kundër interesave të Kosovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se, LSI ka blerë vota në zgjedhjet e fundit, ka ardhur reagimi i ish deputetit Petrit Vasili.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook,Vasili tregon se çfarë shkruan raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017.

“LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017,vetëm PS kishte zero pretendim!! Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve ne 2017 nuk pati asnjë pretendim për zgjedhjet dhe shitblerjen e votës sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj”, shkruan Vasili.

POSTIMI I VASILIT:

LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017,vetëm PS kishte zero pretendim!!

Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve ne 2017 nuk pati asnjë pretendim për zgjedhjet dhe shitblerjen e votës sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj.

Meqenese ky i inkriminuar gjer ne fyt, ka dale dhe llap lart e poshte per zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe te gjitheve si ai, produkte po njelloj te parave kriminale, se cfare thote OSBE-ODIHR ne Raportin Final per zgjedhjet politike qershor 2017.

Pas kesaj ftoj cdo personazh vendas apo te huaj te mbylle gojen dhe te mos lodhen me tej me alibine e zgjedhjeve te shkaterruara te 2017,ku LSI dhe PD u rane kembanave te alarmit per kriminalizimin dhe shitblerjen e votes dhe ku vetem e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh.

Lexoni ç’thote raporti i OSBE -ODIHR:

“Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës. Pas ditës së zgjedhjeve, si  PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës.
Të dyja këto parti treguan disa nraste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim  ligjor kundër rezultateve.  Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i  drogës. Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një
fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e  besimit te procesi zgjedhor. Partitë politike mund të ndërmarrin një angazhim konkret dhe të  mirëfilltë për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Gjithashtu, një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të  ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.”

Tags: Edi Ramaosbepetrit vasili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.