Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Dy shqiptarë kapen me 400 mijë euro drogë, publikohen pamjet e arrestimit

06/03/2019
VIDEO/ Dy shqiptarë kapen me 400 mijë euro drogë, publikohen pamjet e arrestimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë në rajonin e Firences, pasi janë kapur me 8 kg heroinë.

Teksa policia kishte ngritur postbllok, shoferi i automjetin një 25 vjeçar shqiptar, bëri manovrime të çuditshme në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit.

Megjithatë, gjithçka ishte  e pasuksesshme, pasi u ndalua menjëherë nga policia.

Që prej fillimit, kur u pikas nga policia, i riu tregoi shenja nervozizmi, shenjë kjo e zakonshme tek shitësit e lëndëve narkotike. Kjo sjellje bëri që policia të ushtronte kontrolle të mëtejshme në makinën e tij. Gjatë operacionit, karabinierët zbuluan se në mjetin tip “Fiat Punto”, ishin modifikuar pjesë të posaçme për transportimin e drogës.

Brenda mjetit në dy vende të ndryshme u gjetën 1.1 kg heroinë.

Hetimet nuk u kufizuan vetëm me kërkimin e makinës, por edhe në vendbanimin e 25 vjeçarit shqiptar, në gjendet në qytetin e afërt të Greve në Chianti.

Në shtëpi, e shndërruar në një lloj laboratori për paketimin e drogave, ishte një 33 vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili u ndal më vonë nga policia.

Forcat e rendit zbuluan edhe 7.2 kg heroinë, materiale për presimin e drogës, peshore elektronike, përzierës, materiale për paketimin e dozave.

Lënda narkotike u konfiskua së bashku me makinën dhe apartamentin. Është llogaritur se nëse droga do të ishte vendosur në treg do të kishte sjellë përfitime prej 400 mijë euro për tregtarët e drogës. Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u transferuan në burgun Sollicciano në Firence.

 

 

Tags: arrestohet shqiptaridrogeitali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.