Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan- Peqin, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një biçikletë, në zonën e njohur si kryqëzimi i fshatit Gjocaj. Fillimisht janë përplasur dy makinat dhe më pas personi që po drejtonte biçikletën.




