‘Kryeministri pastron para’, Vasili thirrje shqiptarëve: Dilni në protestë

‘Kryeministri pastron para’, Vasili thirrje shqiptarëve: Dilni në protestë

108
0
Shares

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë thirrje që të gjithë t’iu bashkohen protestës së madhe të 16 Shkurtit.

Nga selia e LSI, kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit.

”Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH.

Vasili ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.

”Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY