Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dasma e mbetur peng, flet i dashuri afgan: Anxhelikës i propozova një javë para krimit

08/01/2019
Debati i 31 Dhjetorit në shtëpi, çfarë i tha Angjelika të atit para se ta vriste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke folur për televizionin grek “Skai”, 30-vjeçari afgan zbulon se një javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ai i kishte propozuar për martesë 29-vjeçares shqiptare.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke përmendur edhe disa kërcënime që Anxhelina kishte marrë nga babai i saj, por edhe dhunës fizike të ushtruar nga ai, madje dhe xhaxhai.

“Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh 30-vjeçari afgan.

Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë në banesën e të atit. 52-vjeçari Aleko Petro ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan, që ishte birësuar nga një familje greke. Sipas dëshmive të pasqyruara në mediat e vendit fqinj, Anxhelina dhe i dashuri i saj bashkëjetonin prej 13 muajsh.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Madje ai ka kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.

Trupi i pajetë i Anxhelina Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, aty ku jeton mamaja e 29-vjeçares. Xhezmije Stoçeni, në një intervistë për tvklan.al disa ditë më parë, i bëri apel shtetit që ta ndihmojë për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të së bijës.

Anxhelina Petro, deri në moshën 16-vjeçare ishte rritur nga mamaja e saj në Berat, pasi prindërit ishin divorcuar para shumë vitesh. Pas kësaj moshe, Anxhelina shkoi tek i ati në Korfuz për një jetë më të mirë. Kohët e fundit ajo punonte si kamariere në një lokal dhe bashkëjetonte me 30-vjeçarin afgan, të cilin i ati i saj e refuzonte. /tvklan.al

Tags: afganiangjelikagreqivrasja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.