Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kam punuar natën dhe kam mbledhur sherbelë për të përballuar shkollën”

13/12/2018
“Kam punuar natën dhe kam mbledhur sherbelë për të përballuar shkollën”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në pamundësi për të përballuar shkollën, studentët sakrifikojnë duke bërë punë nga më të ndryshmet.

Një rast i tillë është edhe hisotria e kësaj studenteje të juridikut, e cila ka qenë e detyruar të punojë natën për të përballuar shpenzimet e shkollës, ndërsa ditën frekuentonte fakultetin.

Ajo thotë se ka qenë e detyruar të punojë, madje duke u ndjerë e paragjykur, por ishte e vetmja mundësi në kushtet kur familja nuk i përballonte dot shpenzimet.

“Unë kam bërë dicka që jam ndjerë e paragjykuar sepse jam edhe femër. Kam punuar natën, sepse ditën unë duhet të humbja shkollën dhe ditën e kam zëvendësuar me natën. Natën jam përballur edhe me rreziqe, jam përballur edhe me opinionin që punoj natën, në fakt e kam bërë për të përballuar tarifën, për të blerë librat dhe për të përballuar shpenzimet si studente”, shprehet studentja për Ora News.

Ajo thotë se familja e saj mbahet vetëm nga një asistencë e babait. E pyetur nëse ndihet e frikësuar se mos babait i heqin asistenën për shkak se vajza ka dalë në protestë, studentja thotë se është e gatshme të sakrifikojë edhe ato të ardhura për një arsim më të mirë.

“Mua personalisht në familjen time mund të mi heqin asistencën sociale babit tim që është i trajtuar. Nëse babai im e humb asistencën vetëm për këtë arsye babai im do jetë shumë krenar që unë kam shkuar në shkollë duke punuar në mal dhe kam ardhur në Tiranë me lekët që kam mbledhur në mal duke mbledhur sherebelë dhe kam ardhur në Tiranë duke punuar natë dhe babi im më ka hapur derën natën, ndërkohë që shumë njerëz mund ti paragjykonin vajzat që punonin natën.  Unë kësaj kauze nuk i jap vetëm asistencën e babit tim, por i jap gjithcka që ka shtëpia ime, sepse gjithcka që ka dashur shtëpia ime ka qenë arsimimi i drejtë”.

E përlotur, studentja thotë se: “Nëse babi im e humb asistencën unë do punoj natën dhe një punë tjetër dhe lekët do t’ja jap babit”.

Tags: protesta e studenteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

17/04/2026
Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.