Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e studentëve, vjen mbështetja e parë nga SHBA

12/12/2018
Protesta e studentëve, vjen mbështetja e parë nga SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në ditën e 8-të të protestës së tyre, studentëve u ka ardhur dhe një mbështetje nga SHBA. Është ‘Rinia Shqiptare e SHBA’ e cila përmes një komunikate ka mbështetur studentët dhe u bën thirrje që të qëndrojnë të fortë deri në fund për kërkesat e tyre.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm.Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje”, thuhet në komunikatë, ndërsa u bëhet thirrje studentëve që të mos pranojnë negociata.

Komunikatë mbi protestën nga rinia shqiptare SHBA

Ne, si levizje rinore, shprehim hapur përkrahjen tonë me studentët në Shqipëri.

E drejta e edukimit dhe e drejta e shëndetit, janë baza e njerëzisë dhe dy shtyllat kryesore të shoqërisë. Si të tilla, kanë nevojë për trajtim të veçantë. Shteti duhet të investojë sa më shumë në këto dy shtylla, për ta bërë vendin të jetueshëm. Kushdo që jeton këtu në Amerikë, e di shumë mirë, që edhe pse këto dy shtylla paguhen (shtrenjtë), prapësëprapë çalojnë dukshëm.

Është llogjike përderisa, dija dhe shëndeti blihen me para, ajo fushë kthehet në biznes. Ndaj, mos bëni biznes me studentët. Dija as shitet, as blihet. Dhurohet! I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm.

Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje. U bëjmë thirrje, gjithashtu, studentëve, të mos pranojnë ftesën për negociata.

Kërkesat ua keni bërë të qarta.

Nëse afroheni për negociata, ka rrezik t’ju manipulojnë, t’ju ofrojnë shpërblime në këmbim të qetësisë tuaj, t’ju përçajnë. Atyre u ngelet vetëm të pranojnë ose jo kërkesat tuaja. Jemi me ju, jemi Rinia, e ardhmja.

Pa ne, nuk ka zhvillim, nuk ka Bashkim Europian, nuk ka emancipim. Nëse ne nuk duam, nuk ndodh. Qëndroni të fortë, deri në fund! Për arsimin falas, për të drejtat e studentëve, për të drejtat njerëzore. Stafi i Rinia Shqiptare në SHBA

Tags: protesta e studenteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.