Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Më ktheni mamin”, përlot lutja e vajzës me prindërit në burg

04/12/2018
“Më ktheni mamin”, përlot lutja e vajzës me prindërit në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fëmijët që shihni në këto pamje, janë të çiftit Leonora dhe Euglen Dushku. Prindërit e tyre prej 9 muajsh janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni që goditi shtatë grupe kriminale, që dyshohet se kontrabanduan dhjetëra qytetarë drejt Amerikës, Kanadasë, dhe Britanisë së Madhe. Për sa kohë prindërit e tyre mbahen në paraburgim, vajza 10-vjeçare dhe vëllai i saj 5 vjeç jetojnë me gjyshen invalide, e cila është në pamundësi për t’u kujdesur për ta.

News24 foli me nxënësen e klasës së pestë, teksa dilte nga prokuroria për Krime të Rënda, ku ishte bashkë me hallën dhe avokatin për të marrë ndonjë lajm për nënën e babain e saj.

Vogëlushja, e cila kërkon të mos i përmendet emri, pasi ka turp nga shokët e shoqet e klasës, në prag të festave të fundvitit, ka shprehur vetëm një dëshirë në letrën drejtuar Babagjyshit.

“Në shkollë folëm për dhuratat që donim të na sillte Babagjyshi. Të gjithë fëmijët kërkuan dhurata. Ndërsa unë me sytë plot lot, shpreha dëshirën që të kthehen prindërit në shtëpi. Kjo do të ishte dhurata më e bukur për mua e vëllain. Shpresoj shumë të më plotësohet kjo dëshirë, që edhe unë të qesh si çdo fëmijë tjetër”, tha vogëlushja.

Avokati Ferid Muça, thotë se gjykata pa asnjë argument, ka rrëzuar pesë kërkesa të paraqitura prej tij, për zbutjen e masës së sigurisë, të paktën për nënën e fëmijëve. Sipas tij, drejtësia nuk ka marrë në konsideratë faktin se gjyshja e të miturve është invalide dhe nuk mundet të kujdeset për fëmijët.

Ai shpjegon edhe kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë të miturit dhe traumën e madhe që po kalojnë ata.

Mbrojtësi ligjor u shpreh se brenda pak ditësh do t’i drejtohet gjykatës me një tjetër kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë për bashkëshortët Leonora dhe Euglen Dushku me shpresën se këtë herë do mundë ta bindë trupën gjykuese që të paktën njëri nga prindërit të shkojë pranë fëmijëve./balkanweb

Tags: burgfemije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.