Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti alarmant, më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare janë mbipeshë

30/11/2018
Raporti alarmant, më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare janë mbipeshë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raporti Global i Ushqyerjes, 2018, publikon disa të dhëna mjaft shqetësuese dhe alarmante për vendin tonë.

Po të shohim tabelën e dietës dhe nevojave që plotësojmë ose jo, ka mjaft hapësira për alarm. Jemi të tejngopur me produktet e mishit të përpunuar, por edhe me mish, ndërkohë që vuajmë për fruta, qumësht, fruta të thata, si dhe ushqime që përmbajnë “Omega 3”.

Edhe me legume apo kalcium jemi poshtë kufirit të riskut, ç`ka sinjalizon një nivel më të lartë vdekshmërie të lidhur me këto grupe ushqimi. Por, ajo që duket më shqetësuese është tejkalimi i nivelit të dietës optimale.

Shqiptarët rezulton ta tejkalojnë dietën e tyre në kategoritë që kanë impaktin me të dëmshëm te shëndeti i njeriut. Këto tre kategori janë: kripa, pijet me sheqer, si dhe mishi i përpunuar. Tejkalim ka edhe me yndyrat, raporton “Scan”.

E vetmja kategori ushqimore në normë për shqiptarët duket të jetë ajo e perimeve, ku dozat ditore të marra janë optimale për një jetë të shëndetshme. Një e dhënë tjetër mjaft alarmante e raportit është fakti se Shqipëria është një prej katër vendeve me nivelin më të lartë të obezitetit te fëmijët, së bashku me Libinë, Ukrainën dhe Malin e Zi.

Rezulton se në vendin tonë, 30% e fëmijëve meshkuj dhe 20% e fëmijëve femra janë mbipeshë. Për të rriturit ndërkohë, kjo normë fiksohet në 65% për meshkujt dhe 51% për femrat, ç`ka do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë në vendin tonë është mbi peshë, gjë që shkakton edhe pasoja të rënda te shëndeti dhe cilësia e jetesës.

Tags: obezraport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.