Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/PD publikon dokumentat: Kompania përfituese nga projekti i Unazës së Re, nën sekuestro nga Përmbarimi

30/11/2018
FOTO/PD publikon dokumentat: Kompania përfituese nga projekti i Unazës së Re, nën sekuestro nga Përmbarimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka publikuar sërish ditën e sotme fakte të reja lidhur me abuzimet  me tenderin e Unazës së Re.

Zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa, u shpreh se kompania ‘Biba X’, që ka fituar një prej loteve të Unazës së Re është vendosur nën sekuestro.

Zhupa tha se kompania, e cila bashkë me Inspektoratin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi “Shqiponja”, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja.

Dokumenti i publikuar nga PD mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama ka thelluar edhe më shumë paligjshmërinë me Unazën e Re, kur ka vendosur të nisë shembjen e disa godinave tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, duke përdorur një kompani që është nën sekuestro nga përmbarimi. Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur. Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi “Shqiponja”, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja.

Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj. Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore.

Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike. Në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti i shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoratit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat.

Kompania Biba X ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin korruptiv dhe të paracaktuar për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re. Partia Demokratike ka sjellë fakte se i gjithë Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të qeverisë për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve. Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibiliteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2382041321869859/?notif_id=1543579817816087&notif_t=live_video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.