Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Del video, çfarë i premtonte Rama banorëve të Unazës së Re, sot do t’u prishë banesat

18/11/2018
Del video, çfarë i premtonte Rama banorëve të Unazës së Re, sot do t’u prishë banesat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej më shumë se 15-ditësh qindra banorë të zonës së Astirit në kryeqytet janë duke protestuar çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre që prishen nga projekti i Unazës së Madhe.

Deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka denjuar që ti presë ata në takim, ndërsa ca më tej kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i quajti shpellarë të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e Unazës.

Po ashtu siç kanë theksuar vetë banorët në intervistat e tyre dhënë për Fax News, shtrohet pyetja se ku ka qenë shteti përgjatë gjithë kësaj kohe kur ata ishin duke ndërtuar?

Ka qenë aty dhe nuk ka ndërhyrë, madje ca më tej, në çdo dy vjet kur ka pasur fushatë elektorale, iu kanë premtuar dhe legalizimet.

Kështu kryeministri Edi Rama, në kohën kur i vlente çdo votë, pasi ishte në opozitë në 2013-tën, në një takim me banorët e kësaj zone është shprehur se kishte marrë angazhimin maksimal që çdo banesë të legalizohej.

“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”,janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe.

Ndërkohë që së fundi në një emision televiziv Rama është shprehur se ligjet janë të qarta dhe shtëpitë duhet të prishen.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, janë fjalët e Ramës.

Natyrshëm lind pyetja se cilin nga Edi Ramat duhet të besojnë qytetarët, atë që iu premtonte legalizimet për votat, apo këtë të dytin që do t’i hedhë në rrugë, duke i lënë në mëshirë të fatit, sa kohë që të gjithë mundin e tyre e kanë pasur të fokusuar në ndërtimin e banesave?!/Faxnews

Tags: Edi Ramaprotesta astirunaze e madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.