Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/E rëndë, shoferi i furgonit dhunon nxënësin në Dibër

06/10/2018
VIDEO/E rëndë, shoferi i furgonit dhunon nxënësin në Dibër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku një shofer furgoni që transportonte nxënës shkolle, ka dhunuar njërin prej fëmijëve. Mësohet se akti i rëndë është filmuar nga vet nxënësit, të cilët pas ngjarjes kanë denoncuar shoferin në polici. Burime bënë me dije se shoferi i furgonit ka qenë i dehur. Ndërkohë burime nga Ministria e Arsimit pohuan se pasi kishin siguruar videon në fjalë, ia kishin përcjellë atë Ministrisë së Brendshme.

Në videon që është filmuar nga vetë nxënësit dhe është publikuar në rrjetet sociale, shihet shoferi i furgonit që konfliktohet me një nga fëmijët dhe e qëllon me shpullë.

Nga ajo çfarë kuptohet, duket se shoferi është ofenduar nga fëmija, pasi ndërsa e godet në kokë i thotë: Shoku i jot jam unë, kujt i fole ashtu?

Fëmija i kthehet: Boll mo! Po shoku im je, du me të fol.

Shoferi: Fol dhe njëherë ta shohim!

Fëmija: Dua dhe fol prapë. (Fillon dhe qesh, qeshin dhe fëmijët e tjerë).

Shoferi i furgonit i dalë jashtë kontrollit nga situata e krijuar dhe i xhindosur nga vënia në lojë e djemve, i kthehet një nxënësi tjetër aty pranë që qesh, duke e goditur.

Shoferi: Pse më qesh ti? (Djemtë nuk ndalojnë së qeshuri, ndërsa shoferi e godet dhe thotë: Mos më qeshni).

Më pas fëmija i parë që u konfliktua me shoferin i drejtohet njërit nga fëmijët në emër duke i thënë: Ne e kishim me këtë dhe jo me atë (duke nënkuptuar shoferin).

Incidenti është kapur fillimisht nga Ministria e Arsimit që ka lajmëruar Ministrinë e Brendshme. Policia ka ndaluar shoferin e furgonit dhe po punon për qartësimin e ngjarjes.

Pas kësaj ngjarje ka rragatur edhe Ministria e Brendshme. Në një dalje publike zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se tashmë personi që shkaktoi incidentin ndodhet në komisariatin e Dibrës, ndërsa hetimet po vijojnë.

Pas kësaj ngjarje ka rragatur edhe Ministria e Brendshme.

Në një dalje publike zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se tashmë personi që shkaktoi incidentin ndodhet në komisariatin e Dibrës, ndërsa hetimet po vijojnë.

Deklaratë për media e zv.ministres së Brendshme Romina Kuko

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji.

Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.

Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë.

Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojnë çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital.

Sheh diçka thuaj diçka!

Faleminderit!

Tags: dhuneDiberfurgonNxenesShofer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.