Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

04/10/2018
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Jam i pafajshëm!”,Lulzim Basha ta provojë në votime” këto kanë qënë fjalët që Rexhep Rraja ka thënë pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të vazhdoje të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij, Xhisela Maloku.

Rraja do tentojë që nëpërmjet avokatit të tij të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

SEANCA

Duke iu referuar Panoramës, gjatë seancës, i veshur sportiv dhe i buzëqeshur, ai përshëndeti dhjetëra të afërm e miq të tij, që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës.

Seanca për rivlerësim të masës së sigurisë nisi me rreth 30 minuta vonesë. Prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, me argumentin jo vetëm të sekretit hetimor, por edhe se duhej ruajtur dinjiteti i paditëses Maloku.

Prokurorja Kapo paraqiti si prova aktekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj 25-vjeçares Xhisela Maloku, sikundër edhe shenja të djegies nga cigarja. Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e Prokurorisë së Krujës, gjatë ballafaqimit të dy të rinjve, ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës.

Gjyqtarja Hoxha vendosi që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit me themel të çështjes.

Pavarësisht tërheqjes së denoncimeve nga ana e Xhisela Malokut, Prokuroria thotë se ka prova të pakundërshtueshme se 25-vjeçarja është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga Rexhep Rraja dhe se do ta dërgojë të riun për gjykim të drejtpërdrejtë.

Organi i akuzës, duke prezantuar provat e mbledhura gjatë hetimeve, kërkoi si masë shtrënguese atë të “Arrestit në burg”. Kërkesë, e cila u miratua edhe nga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Tags: burgrexhep rrajarrahman rrajaxhisiela maloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.