Tashmë Partizani është kualifikuar dhe pas tij dhe 7 skuadra të tjera të grupit A.
Këto skuadra do të kalojnë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu e Luftëtari, Kamza e Kastrioti nga skuadrat e Superiores janë kualifikuar. Gjithashtu për tu duartrokitur janë Besëlidhja, Egnatia e Vllaznia që e morën seriozisht këtë tur dhe do të vijojnë më tej.
Përsa i përket grupit B mësohet se Flamurtari fitoi ndërsa Kukësi dhe Teuta fituan me goleada.
Bylisi, Apolonia dhe Lushnja dhe pse me vështirësi, ia dolën të fitonin. Ballshi u hakmorr për humbjen e ndeshjes së parë në Berat.
Ndërkohë, Tirana luajti dje dhe fitoi 4-0 ndaj Ilirisë, duke kaluar në turin tjetër, ku do të ndeshet pikërisht me Flamurtarin.
Mësohet se ndeshjet e para do të zhvillohen më 23 janar 2019, ndërsa ato të kthimit më 6 shkurt 2019.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/