Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thaçi takon presidenten kroate, ‘fsheh’ deklaratën e Kitaroviçit për kufijtë

25/09/2018
Thaçi takon presidenten kroate, ‘fsheh’ deklaratën e Kitaroviçit për kufijtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar  në New York presidenten kroate gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Por sipas mediave kosovare, nuk është përmendur fare deklarata e Kitaroviçit dhe porosia e saj që të mos ketë prekje të kufijve në rajon.

Sipas mediave kroate, Kitaroviç në këtë takim ia kishte kujtuar Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, kjo nuk gjeti vend në njoftimin për takim nga pala kosovare.

Sipas gazetës Express, Thaçi dhe Grabar-Kitaroviq kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e shohin si zgjidhje për konfliktin e ngrirë shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve.

Kundër kësaj ideje të prekjes së kufijve, përveç Kroacisë, kanë dalë edhe Gjermania e Britania e Madhe në planin ndërkombëtar.

Ndërkohë njoftimi i plotë i presidencës është ky:

Presidenti Thaçi takoi presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq

New York, 25 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ka zhvilluar shumë takime me krerë të shteteve të ndryshme të botës.

Në ndërtesën e OKB-së, presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën ka bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënie bilaterale, rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është mirënjohëse ndaj Kroacisë për ndihmën e jashtëzakonshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euroatlantike, veçmas në BE dhe NATO.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, ka theksuar presidenti.

Presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitaroviq kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, do të vazhdojë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral, të shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Tags: kolinda grabar kitaroviçkosovaKROACIAkufijtetakimiThaci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.