Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tirane/ Vjedhja 100 mijë euro në bankë, si u zbulua se autor ishte punonjësi

09/09/2018
Tiranë, plagoset me kaçavidë një polic i komisariatit nr. 3
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 2 shtator të vitit 2014, Policia e Tiranës njoftoi se filiali i një banke të nivelit të dytë ishte vjedhur në periudha të ndryshme kohore nga një prej punonjësve.

Bëhej fjalë për një filial që ndodhej pranë Kopshtit Botanik, te zona e Liqenit Artificial. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga verifikimet e vetë bankës rezultoi të ishin vjedhur afro 100 mijë euro. Kjo ishte shuma totale e tërhequr nga arka dhe ATM e bankës, në euro, dollarë e lekë, nga arkëtari Besmir Laja, i cili nuk u arrit të gjendej nga Policia dhe u shpall në kërkim.

Ndërsa Policia arrestoi punonjësen e kësaj banke, shtetasen me iniciale B.D., e cila më pas u shpall e pafajshme dhe u lirua, si dhe filloi procedimi penal për drejtorin F.Z., që po ashtu u shpall i pafajshëm. Në atë kohë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre, pasi me mosveprimet e tyre dyshoheshin se kishin lejuar arkëtarin e bankës që të vjedhë para nga arka dhe ATM, në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa vetë punonjësi që ka kryer vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave, Besmir Laja, në atë kohë 29 vjeç, nuk ishte gjetur në banesë dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim policor. Burime nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës shpreheshin 4 vjet më parë se ngjarja ishte zbuluar nga auditi i brendshëm i bankës, që kishte konstatuar mospërputhje të parave në procesverbalet e deklaruara në filialin qendror, me atë që tregonte gjendjen e parave në bankë dhe ATM.

Pasi ishin verifikuar kamerat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të bankës, ishte zbuluar se kush ishte përgjegjësi i vjedhjes. Laja u hetua dhe u gjykua në mungesë për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës. Policia njoftonte zyrtarisht se nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja dyshohej se kishte vjedhur në këtë bankë, në kohë të ndryshme shumat e parave përkatësisht, 7 280 012 lekë, 32 900 euro dhe 18 080 dollarë amerikan.

Këto shuma parash, ai i kishte tërhequr nga arka e bankës, ndërsa kishte vjedhur edhe shumën prej 510 000 lekë nga depozita e bankomatit. Gjithsej, duke kryer konvertimin e valutës në lekë, rezultonte që arkëtari Laja kishte vjedhur 13 694 012 lekë nga arka dhe duke i shtuar edhe vlerat e vjedhur nga ATM, shuma shkonte në 14 204 012 lekë të rinj.

Tags: banketiranevjedhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.