Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Deputeti nxjerr skandalin: Ministria nuk u paguan siguracionet mësuesve

02/09/2018
Boçi:133 mijë nxënës braktisin shkollat, Rama dhe Nikolla heshtin para dëmit historik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër skandal të ministrisë së arsimit.

Ai duke publikuar dhe disa dokumente, ka zbuluar se mësuesve nuk u paguhen siguracionet.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shkruan se Ministria, nëpërmjet DAR-(je)ve, u mohon mësuesve, pa dijeninë e tyre, pagesat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

“Sa mësuesve sot, pa dijeninë e tyre, nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore? Ministria i konsideron sikur ata punojnë në të zezë, sikur të ishin emigrantë në vendin e tyre. E bën këtë tinëzisht, në shkelje të plotë me ligjin, duke konsumuar kështu një krim financiar’‘ shkruan Boçi.

POSTIMI I PLOTË

DHE SKANDALET S’KANË TË SOSUR…

Ndodh në Ministrinë e Arsimit, si përhera.
Ndodh si gjithmonë me mësuesit, që jo vetëm nëpërkëmben, denigrohen, keqpaguhen, por dhe akoma më keq.
Mashtrohen, privohen e dhunohen financiarisht brenda pagës së tyre, brenda të drejtave të tyre elementare.

Para dy muajsh denoncova mospagimin e transportit për mijëra mësues dhe ende nuk ka asnjë reagim.
Fakti i sotëm është më tronditës dhe skandali më i madh.
Ministria, nëpërmjet DAR-(je)ve, u mohon mësuesve, pa dijeninë e tyre, pagesat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
Mgjs janë definitivë, Ministria i konsideron sikur ata punojnë në të zezë, sikur të ishin emigrantë në vendin e tyre.
E bën këtë tinëzisht, në shkelje të plotë me ligjin, duke konsumuar kështu një krim financiar.

Nqs do ta bënte këtë një biznes qoftë dhe i vogël e priste menjëherë dera e burgut.
Mësuesi ëshë tronditur teksa ka parë në dokumentin e kërkuar prej tij, nga Drejtoria e tatimeve, se sigurimet e tij mungonin në disa muaj.
Ai privohet në këtë mënyrë në përfitimin e plotë të pensionit dhe shërbimeve shëndetësore.
Dokumenti i publikuar flet më shumë.
Po në sa DAR ka ndodhur kjo?

Sa mësuesve sot, pa dijeninë e tyre, nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore?
Ministrja ndërkohë në vend që të bëjë deklarata që nuk ia di as vetë kuptimin, duhet të shkojë me këmbët e veta drejt organeve ligjzbatuese, për të mbajtur përgjegjësi për krimin financiar të rradhës, ndaj mësuesve.

Duhet ta kuptojë që vera është për të nxirë trupin, jo mendjen.
Duhet ta kuptojë që vera nuk është as për ta varur përgjegjësinë në diell, për të pritur që ajo të thahet vetë, por për ta mbajtur atë sipas ligjit.

40542636_2169505999959908_1196395416980029440_n

Tags: arsimiBociDenoncimiLuciano Boci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.