HISTORI/ Ngritja dhe rënia e Kalifatit Osman

HISTORI/ Ngritja dhe rënia e Kalifatit Osman

595
0
Shares

Nga Max Trimurti

Më 3 mars 1924, republika e re turke e Mustafa Kemalitshfuqizoi Kalifatin, një institucion vetëm në pamje të parë pa ndonjë domethënie. Në fakt, që nga shekulli XVI, sulltani osman kishte marrë gradualisht titullin e Kalifit, për të pohuar autoritetin e tij mbi myslimanët sunitë.

Në gushtin e vitit 1944, vdes në Paris përfaqësuesi i fundit i njërës prej dinastive më të vjetra në botë, asaj të osmanëve, që kishte filluar të përflitej në Anadollin Veriperëndimor që 6 shekuj më parë.

Abdyl Hamiti II, nuk mbajti kurrë titullin e Sulltanit, por për disa muaj, nga nëntori 1922 dhe deri në marsin e 1924-ës, atë të Kalifit. Si për ironi të historisë, dinastia e sulltanëve turq të cilët patën udhëhequr grushtin e shtetit kundër institucionit të vjetër arab të Kalifit, e përfundoi garën e vet me drejtimin e një posti fetar, ndaj të cilit që ka qenë ndonjëherë e përkushtuar.

Shpërbërja e perandorisë

Traktati i Sevres, i nënshkruar më 1920, jo vetëm që sanksionoi disfatën ushtarake të Perandorisë Osmane, por edhe ndarjen e saj. Provincat arabe, të humbura që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kaluan zyrtarisht nën mbrojtjen e Britanisë dhe Francës. Provincat qëndroreAnadolllit – ku kishin jetuar së bashku turqit, kurdët, grekët dhe armenët – u zhytën në një luftë civile, nga e cila gjenerali Mustafa Kemal (më vonë Ataturku), do të dalë fitimtar dy vjet më vonë.

Në krye të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, të ngritur në prillin e vitit 1920, Mustafa Kemali synoi të mishëronte qeverinë e përkohshme të një shteti turk të së ardhmes. Por Perandoria Osmane, ruante ende një ekzistencë institucionale nën drejtimin e Mehmetit (VI), Kalifit-sulltan të fundit, i ngjitur në fron në prag të kapitullimit të vitit 1918, dhe që synoi me mbështetjen e ushtrive të huaja, të shtypë rebelimin kemalist.

Fitorja e nacionalistëve turq, përbënte dënimin përfundimtar për regjimin e vjetër:Asambleja e Madhe Kombëtare anuloi sulltanatin më 1 nëntor, 1922, duke e detyruar sulltanin të mërgojë jashtë vendit. Shtypja e pushtetit sovran të sulltanit, të aftësisë së tij për të “komanduar dhe ndaluar”, dhe mërgimi i titullarit të tij të fundit, shënoi fundin zyrtar të Perandorisë Osmane.

Mustafa Kemali, si kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare, ishte tashmë kreu i vetëm i shtetit, që do të gjente formën e tij të përhershme institucionale një vit më vonë, me shpalljen e Republikës më 29 tetor 1923. Heqja e sulltanatit osman, kishte lënë ende gjallë një relike e fundit të regjimit të vjetër:njohjen e dinjitetit të kalifit të myslimanëve, në krye të dinastisë osmane. Në këtë kontekst kalifi-sultan shpallej i tillë nga Asambleja e Madhe Kombëtare me emrin Abdyl Hamiti II.

Që një asamble e zgjedhur, që përfaqësonte vetëm një nga kombet e bashkësisë universale të popujve myslimanë, të kishte autoritetin dhe të drejtën të emëronte autoritetin ligjor dhe suprem fetar të Islamit, kjo është një nga shumë aspektet e habitshme. Vullneti i Mustafa Kemalit për të shpëtuar, të paktën përkohësisht, institucionin e Kalifatit, rrjedh pa dyshim nga maturia, në një kontekst shumë të ndjeshëm të ndryshimit të regjimit.

Por nuk do t’i rezistojë nyjës së intrigave dhe shpresave të restaurimit perandorak, që Kalifi i ri osman, megjithëse s’kishte ndonjë fuqi efektive, kishte të përqëndruar rreth vetes. Më 3 mars 1924, 4 muaj pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Asambleja e Madhe Kombëtare i dha goditjen e fundit me anulimin e Kalifatit, dhe mërgimin në Francë të titullarit të saj të fundit.

Vendimi nuk shkaktoi asnjë tronditje në të gjithë republikën e re turke, e cila tani po ecte mbi përvojën krejtësisht të re në një vend mysliman, shekullarizmin. Legjitimitetit osman, gjeti gjithnjë e më pak mbështetës edhe në mesin e provincave të vjetra arabe të Perandorisë, të ishin trazuar nga nacionalizmatrivale prej gjysmë shekulli, të tilla si ajo e Xhonturqve.

Pretendimet e “sherifit” të Mekës

Për shkak të mungesës së mbështetësve për një restaurim të Kalifatit, Lindja e Mesme kishte disa pretendentë për vendin tashmë vakant. Më 5 mars 1924, vetëm dy ditë pas vendimit të Asamblesë së Madhe Turke, Sherifi i Mekës, Husein ibn Ali, i cili udhëhoqi revoltën arabe kundër osmanëve në vitin 1916 para se të merrte titullin e Mbretit të vendeve arabe, u vetëshpallKalif.

Dinjiteti i tij si sherif (pasardhës i profetit Muhamed), dhe sovraniteti i tij mbi vendet e shenjta të Islamit (Mekës dhe Medinës), e kualifikonin për një post, që e drejta sunite ia rezervonte në parim një anëtari të fisit arab Kurajsh (fisi i Pejgamberit), dhe dimensioni universal i të cilit  shfaqej qartë vetëm në mbrojtjen e pelegrinazhit të myslimanëve.

Sherifi i Mekës, kishte çdo arsye për ta menduar veten si një kandidat ideal për Kalifatin:që nga fundi i shekullit XIX mendimtarët reformistë arabë, sidomos në Egjipt, shpresonin të risillnin në pjesën arabe një ndikimin që turqit e kishin zbehur.

Por, gjatë muajit mars 1924 xhamia e universitetit AlAzhar në Kajro, që kishte fituar një autoritet të padiskutueshëm moral mbi islamizmin sunit, dhe ku ishin formuar reformistët më të shquar, u rreshtua në krah të mbretit të vendeve arabe, promovoi nismën e një “Kongresi të Kalifatit”, të ngarkuar me përcaktimin e Kalifit të ri të myslimanëve.

Momenti i osmanëve

Ngjarjet e 1924, dëshmojnë se Kalifati universal – i shfuqizuar nga Asambleja e Madhe Kombëtare të Turqisë, pasi i mbijetouifillimisht Abdyl Hamitit II – nuk ishte thjesht një relike e së kaluarës. Që nga fundi i shekullit XIV udhëheqësit e dinastisë osmane, treguan sesi në korrespondencën e tyre titulli i sulltanit (sundimtarit në traditën islame) dhe Khan (në traditën turko-mongole), ishte shprehje e ambicieve të tyre perandorake.

Institucioni i Kalifit, i mbijetoi padyshim pushtimit të Bagdadit nga mongolët në vitin 1258. Titullari i saj, një anëtar i familjes Abaside i shpëtoi masakrës dhe u strehua në Kajro, nuk ushtronte asnjë autoritetet ligjor teorik, edhe pse rezultonte i dobishme për mbrojtësit e tij: sulltanët mamlukë, fituan një legjitimitet të pashembullt në Islamin Sunit.

Për më tepër, pushtimi i Konstandinopojës nga sulltan Mehmeti II në vitin 1453 nuk ndryshon asgjë në këtë situatë, gjithashtunedhe pushtimi i Kajros më 1517, i pasuar nga vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Siç tregohet edhe nga historiani ZhilVeinshtein, humbja e mamlukëve, mbrojtësve të kalifit të mërguar abasid në Egjipt, nuk rezultoi në një transferim automatik të kalifatit të sulltanit otoman.

Pika e kthesës e vitit 1640

Diçka ndodh në vitin 1640, në ceremoninë e inaugurimit të Sulltan Ibrahimit I, gjatë së cilës i imponohet legjendarit Umaribn al Khattab (589-644), pasardhësit të dytë të Profetit, që i jep autoritetin Kalifit të vërtetë. Ripushtimi i Bagdadit, i realizuar 2 vjet më parë nga vetë sulltani osman Murati IV, pas 15 viteve të sundimit safavid, kishte ndihmuar në ringjalljen e titullit të Kalifit.

Në vitin 1774, Traktati KutchukKaynardji, i dha fund luftës që vuri përballë për 6 vjet rusët dhe osmanët, duke sanksionimin fundin e KhanatitKrimesë, për një kohë të shkurtër i pavarur, para se të kalojë nën kontrollin e Rusisë. Për herë të parë një territor i islamit, u lëshua nga Perandoria Osmane tek një fuqi e krishterë.

Traktati megjithatë përcaktonte se myslimanët e Krimesë, do të mbeteshin nën autoritetin fetar dhe ligjor të sundimtarit të Stambollit. Në fakt, Traktati KutchukKaynardji është dokumenti i parë zyrtar, ku sulltani osman është përshkruar si “Kalifi i atyre që pohojnë njëshmërinë hyjnore”.

Mbretërimi i Abdul Hamitit II, i rrëzuar nga qeveria e Turqve të Rinj, pas revolucionit të vitit 1908, do të shënojë dobësimin përfundimtar të sulltanit, por do të kontribuojë për t’i dhënë në Kalifatit Osman një prestigj të paparë, pasi paraardhësit e tij, disa shekuj më parë, kishin filluar t’i atribuonin atij funksionet e veta. / Storiain – Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY