Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fermerët e Lushnjes braktisin serat, nuk kanë treg shitje

06/08/2018
Fermerët e Lushnjes braktisin serat, nuk kanë treg shitje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jemi mësuar që këto sera ti shohim prej vitesh në rrethin e Lushnjes, aty ku banorët e fshatrave kanë kuptuar se duke punuar mund të arrijnë fitime të kënaqshme. Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes, në Hysgjokaj e Ballagat, prej vitesh të ardhurat financiare për familjet e tyre i kanë siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të perimeve në serat diellore.

Por kjo zonë e njohur në të gjithë vendin për kultivimin në sera pasi çdo vit ka një prodhim prej 300 hektarë perime me ngrohje diellore, prej vitesh ka filluar të braktiset si biznes familjar.

Gazetari i Ora News ka biseduar me fermerët dhe rezulton se 30% e tyre kanë braktisur serat apo edhe kanë ndryshuar destinacionin duke bjellë misër, vresht apo edhe kultura të tjera. Sipas fermerëve kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut, rënies së çmimit dhe kostos së lartë të prodhimit të perimeve. Vetëm plastmasi kushton 2 milionë lekë pa llogaritur farat apo edhe vaditjen, e më pas tregtimin kur merret prodhimi.

Fermer: “Vjet kishim prodhim por sera u dëmtua. Kushton vetëm plastmasi 2 milionë lekë, por edhe prodhimi nuk ecën. Shitet me 200 lekë domatja, vetëm transporti sa kushton nga këtu në Lushnje. I kemi hedhur prodhimet në përrua prandaj u detyruam që ta mbjellim misër.”

Ky problem nuk është vetëm në këtë zonë por ka prekur të gjithë fermerët e rrethit të Lushnjes që kultivojnë perimet në ambjente të mbrojtura apo sera diellore. Është e dhimbshme kur dëgjon fermerët sesi hedhin prodhimin dhe kur shohin se nuk u shiten edhe kur i çojnë në tregjet e qytetit.

Qeveria shpeshherë ka bërë apel për krijimin e kooperativave të vogla ku edhe prodhimi e shitja e tij të jetë i grupuar, çka do të jepte mundësinë për shitje të kontrolluar e të sigurtë./ora

Tags: fermerelushnjesera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.