Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria së shpejti bën ndryshime në spitale, ndërrohen shefat e shërbimeve

04/08/2018
QSUT, prishet aparatura e kancerit, protestojnë pacientët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefat e shërbimeve në strukturat spitalore universitare tani do të ndërrohen.

Qeveria ka miratuar para pak ditësh edhe disa nga kriteret e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre.

Në fakt ky vendim duhej të ishte marrë tre vite më parë, pasi mandati i shefave të shërbimeve në spitalet univeristare është 4-vjeçar dhe ata që drejtojnë aktualisht shërbimet në QSUT, në Spitalin e Traumës apo në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” janë përzgjedhur që në vitin 2011.

Ata e kanë mbyllur mandatin e tyre në vitin 2015, por për arsye se duhet të përzgjidheshin duke u bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë përzgjedhjet dhe emërimet e reja u shtynë me gati tre vjet.

Sipas vendimit më të fundit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shef shërbimi mund të jetë edhe dikush që ka mbrojtur doktoraturën në një universitet të mjekësisë në Shqipëri, gjë e cila nuk ka qenë më parë, nëse nuk kishe titullin profesor dhe se doktoraturat duhej të ishin mbrojtur në një universitet mjekësie në vende të Bashkimit Europian, apo SHBA Turqi, Australi dhe Japoni.

Ky kriter kontestohet ndër radhët e atyre që synojnë të kandidojnë, pasi ul nivelin e përfaqësimit. Po kështu kriter tjetër i ri është se kandidati për shef shërbimi duhet të ketë qenë jo më pak se 8 vjet pedagog pa ndërprerje në fushën ku konkurron. Të gjithë kandidatët konkurrues do të vlerësohen nga një komision i posaçëm në bazë të kritereve që përcakton një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të arsimit.

Madje kandidati fitues do të lidhë kontratë si me drejtuesin e institucionit të arsimit të lartë, në këtë rast me rektorin e universitetit të Mjekësisë, ashtu edhe me drejtuesin e strukturës shëndetësore, pjesë e të cilës është shërbimi që ai do të drejtojë.

Megjithatë pritet të dalë “Udhëzimi i i dy ministrive” në lidhje me pikët që do të vlerësohet përveç dokumentacionit që lidhen me doktoraturën apo eksperiencën e secilit kandidat, por edhe vizioni që do të paraqesë secili për mënyrën si do të drejtojë një shërbim të caktuar./Tch

Tags: Emerimekeshilli i ministraveshefat e sherbimevespitali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.