Lagështira shkakton dy aksidente në Dibër, 1 i vdekur dhe 1 i...

Lagështira shkakton dy aksidente në Dibër, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

109
0
Shares

Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet tip Furgon. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vojnik në rrethin e Dibrës, ku është përplasur për vdekje këmbësori me iniciale I.B.

Ndërkohë, pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY