Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekorimi i Era Istrefit me medalje, reagon ashpër sociologu:Degjenerim vlerash

21/07/2018
Dekorimi i Era Istrefit me medalje, reagon ashpër sociologu:Degjenerim vlerash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Era Istrefi u dekorua nga presidenti Thaçi me medalje pas debutimit të saj në Botërorin 2018 duke bërë një popull të tërë krenar. Por jo të gjithë e kanë mirëpritur mirë këtë dekorim.

Sociologu Ergys Mërtiri ka reaguar negativisht ndaj dekorimit të këngëtares Era Istrefi nga presidenti Hashim Thaçi.

Siaps tij muzika që Era përfaqëson është thjesht dhe vetëm komerciale pa asnjë vlerë artistike.

“Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve”, shkruan sociologu.

Reagimi i plotë i Ergys Mërtirit:

Të përzgjidhesh për këngën hapëse të një botërori, mund të jetë një event me rëndësi për çdo këngëtar, por nuk tregon asgjë mbi vlerat artistike të këngës. Ia kanë arritur kësaj edhe këngëtarë ordinerë si Ricky Martin, Shakira apo Pitbull me Jennifer Lopes dhe as ngre as ul gjë në listë edhe Era Istrefi.

Muzika që ajo përfaqëson është thjesht dhe vetëm komerciale pa asnjë vlerë artistike. Ajo ka aftësinë vetëm që të tërheqë masa të mëdha njerëzish, të pakultivuar me art e kulturë, por asgjë përtej kësaj. Kjo është e kundërta e artit, është konsum, mall tregu, tagji për popullin dhe si e tillë, mund ta konsiderojmë ant-iart, një degradim që shkatërron vlerat kulturore të një shoqërie. Kjo lloj muzike është jetëshkurtër. Ajo nuk mbahet mend dhe vdes që me konsumimit të parë. Publiku e harron menjëherë, sapo një hit i ri hidhet në treg.

Dekorimi i Nora Istrefit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi (siç më parë është dekoruar edhe Rita Ora nga ish-presidentja Jahjaga), është në kuadrin e kompleksit të inferioritetit kulturor që shqiptarët shpërfaqin në mënyrë të frikshme dekadat e fundit. Ky akt është ekspozim i fuqishëm i provincialitetit që na përfaqëson në instancat më të larta drejtuese e kudo.

Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E trishtë të jetosh në një shoqëri ku Nora Istrefi merr medalje kombëtare, ndërsa në Kosovë ka artistë brilantë që prodhojnë muzikë të niveleve evropiane. Mund të themi psh. që një kompleks muzikor thuajse i panjohur si Gillespie, u përzgjodh para disa vitesh nga Red Hot Chili Pappers si mbështetës që do të këndonte në koncertin e tyre në Beograd. Ngjarja u anulua për shkak të reagimeve nga serbët, por sidoqoftë vlerësimi mbetet. Për çdo muzikant serioz, ky propozim do të ishte një vlerësim shumë herë më i madh sesa ngjitja në skenën e një botërori për të englendisur turmat e tifozëve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!

Tags: era istrefiergys mertirimedaljereagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.