Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen përgjimet, si avokati dhe polici mashtronin për gjyqet

11/07/2018
Përgjime me kamera në banesa, këto janë institucionet që do të na survejojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen përgjimet që zbuluan policin Haki Dyli dhe avokatin Devis Qana, të cilët dyshohet se u merrnin qytetarëve deri në 2000 euro, me premtimin se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme.

Në datën 2 mars 2018 polici Haki Dyli, i cili shërbente pranë Gjykatës së Durrësit, ka biseduar në celular me një person, ku i thotë: ‘thuaj babit do ta sjell atë 150-ce dhe do t’ja vonoj një cik atë qindëshen’.

Këto para dyshohet se Haki Dyli ia kishte marrë një personi në hetimin me premtimin se do ndikonte tek gjyqtari, por që më pas i ka rikthyer.

Gjithashtu në përgjime e fshehta fotografike dhe me video rezulton se polici Haki Dyli u ka marrë disa herë para qytetarëve në procese gjyqësore.

60-vjeçari ua kërkonte vetë lekët qytetarëve dhe u thoshte se ai ishte vetëm ndërmjetësuesi me gjyqtarët dhe prokurorët.

Të njëjtin rol dyshohet se ka pasur edhe avokati Devis Qana, që gjithashtu është arrestuar.

Të dy u ndaluan nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë. Pas arrestimit të policit dhe avokatit ka reaguar edhe Gjykata e Durrësit. Kjo gjykatë sqaron se arrestimi i policit është bërë pas kallëzimit të kryetares së Gjykatës, Joana Qeleshi.

“Kallëzimi është bërë pas dyshimeve se punonjësi Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e tyre, duke ju premtuar dhe mashtruar qytetarë mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore”, – thotë Gjykata e Durrësit. /Shqiptarja.com

Tags: Korrupsionpergjime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.