Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama i bën bisht seancës parlamentare, Balla tenton të tërheq Bashën në debat

28/06/2018
Rama i bën bisht seancës parlamentare, Balla tenton të tërheq Bashën në debat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa kryetari i opozitës Basha ka kërkuar praninë në sallë të kryeministrit si përgjegjësin kryesor për mosçeljen e negociatave me BE dhe nuk pranon të marrë fjalën, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili e bën shumë rolin e zëdhenësit te kryeministrit kërkon ta tërheq atë në debat duke tentuar të ulë rolin e tij si  kryetar i opozitës.

“Është marrë një vendim për të shtyrë vendimarrjen për hapjen e negociatave, dhe përgjegjësi dhe pengesa kryesore për moshapjen e negociatave sot duhet të jetë këtu. Afërmendsh nuk mund t’i kërkosh Kryetarit të opozitës të marrë fjalën në foltore dhe të nisë debatin pa përgjegjësin numër një, këtu, në sallë. Prandaj, në qoftë se zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet, të vijë këtu, ndërpre seancën, qetësoje, këshilloje, të marrë ato që merr dhe të  vijë këtu në seancë. Edi Rama. Rama te vije ne seancë të mos i bëj bisht debatit ose në të kundërtën pezullo seancën”  i është drejtuar  Basha , kryetarit të Gramoz Rucit.

Pas kërkesës së kryetari të PD-së Lulzim Basha ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Deputeti eshte kujdesur te tregoje pse mungon e Ramës në sallë, ndërsa shtoi se kryeministri po zhvillon një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës.

“Duhet të jemi korrekt me ata që na ndjekin kur i referohemi rregullores së kuvendit. E mirëpresim një debat me ju sot për vendimin historik të hapjes ë negociatave. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë. Por ju jeni të paimagjinueshëm. Ke kërkuar debat për raportin për dokumentet të ish-sigurimit. Je shumë i dobët përball çdo beteje. Jemi të gatshëm që të zhvillojmë edhe debat për shpresën tënde që s’janë hapur negociata. Ty Shyqyr që të kemi ne, por mjerë që të ka Shqipëria kryetar të opozitës. Unë propozoj që të nis debati me ministrin Bushati me 20 minutat e tij dhe më pas Rama do të jetë këtu menjëherë, pasi nuk e ka bosh kohën si ky këtu. Në këtë moment është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla, i cili tenton ta tërheq Bashën në debat  për ta kthyer seancën e të enjtes në një përplasje mes tij dhe kryetarit të opozitës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1936197329764772/

Tags: Basha sot KuvendTaulant balla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.