Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjosha:Vendimi i djeshëm është shumë i qartë, nuk ka çelje negociatash

27/06/2018
VIDEO/ LSI nuk ndal kunjat ndaj ambasadorëve: Ne e dënojmë dhunën porsi ju, por dhunën ndaj Kushtetutës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria festoi dëshmtimin e saj pasi negociatat për Shqipërinë nuk u hapën, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë gjithashtu shumë e vështirë për vendin që të nisë rrugën drejt BE-së, pasi të tjera kushte janë vendosur.

Është kjo panorama e zymtë që parasheh ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. E ftuar në rubrikën opinion në News24, Gjosha shprehet se vendimi i djeshëm ishte një shtyrje e datës për marrjen e vendimit për Shqipërinë.

“Vendimi i djeshëm është shumë i qartë. Nuk ka çelje negociatash, përkundrazi ka një shtyrje të datës për marrjen e vendimit. Vendim për çelje negociatash nuk ka për Shqipërinë. Ne do të duhet të presim deri vitin që vjen, do të shohim nëse Shqipëria do të përmbushë kushtet e vendosura. Nëse do të ketë një vendim pozitiv verën e vitit 2019, mund të mendojmë se mund të ketë një takim ndërqeveritar në fund të 2019, gjë që e dyshoj pasi kam lexuar me vëmendje deklaratën e Këshillit të BE. Ndër kushtet e shtuara theksohet reforma zgjedhore, dhe vëzhgimi që BE dhe vendet anëtare do të bëjnë për zgjedhjet vendore.

Do të shihet metoda që do ndiqet në këto zgjedhje. Me rëndësi është edhe kushte për azilkërkuesit. Thuhet se Shqipëria duhet të kontrollojë lëvizjen e lirë, dhe gjithë qytetarët e saj që trokasin në vendet e BE për të kërkuar azil. Po kështu theksi vihet edhe tek kushtet e përmendura më parë, lufta ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar, kundër trafikut të drogës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, etj”, shtoi ish-ministria.

“Tashmë këshilli ka marrë një vendim të shkruar për Shqipërinë, dhe vitin e ardhshëm do të duhet të diskutohet në parlamentet e vendeve anëtare të BE. Shqipëria do të duhet të bindë me mijëra anëtare të parlamenteve të vendeve anëtare, dhe mendoj se këtu do të mbetemi gjatë. E shoh të zymtë bindjen e këtyre parlamentarëve, aq me tepër me kushte të shtuara për Shqipërinë”- u shpreh Gjosha.

Tags: hapja e negociataveklajda gjosha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.