Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tatimet, kontroll turizmit, do verifikohen 20 mijë, hotele, restorante dhe biznese

23/06/2018
Nuk keni parë gjë akoma, futen në skemë edhe ata që japin shtëpi dhe dhoma me qira – Ja sa tatim do të paguajnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Administrata Tatimore ka nisur një fushatë të gjerë kontrolli mbi bizneset e lidhura me turizmin. Përmes një njoftimi zyrtar Drejtoria e Tatimeve njoftoi se gjatë verës së këtij viti do të kontrollohen në terren më shumë se 20 mijë hotele dhe restorante si dhe biznese të tjera që kryejnë aktivitet në fushën e turizmit.

Sipas Tatimeve, këto biznese do të kontrollohen për dokumentimin e mallrave që kanë në gjendje, lëshimin e kuponit, deklarimin e punonjësve si dhe nëse janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Kontrolli i gjerë mbi bizneset e turizmit është paralajmëruar që më parë nga administrata tatimore, për shkak se nga analiza e riskut ky sektor rezulton ndër më problematiku për shkallën e informalitetit.

Vitet e fundit turizmi ka shënuar një ecuri më të mirë se sa sektorët e tjerë të ekonomisë. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti, shitjet e raportuara nga hotelet u rritën më 20.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i deklaruar i punonjësve u rrit me mbi 15 për qind.

Në fund të vitit të kaluar qeveria miratoi një ulje të ndjeshme taksash për hotelet, çka duket një faktorë shtesë që i ka nxitur këto subjekte të deklarojnë më shumë taksa.

Por pavarësisht rritjes së volumit administrata tatimore vlerëson se ende një pjesë e madhe e hoteleve, restoranteve dhe bizneseve të tjera të lidhura me turizmit kryejnë aktivitet informal dhe nuk paguajnë plotësisht detyrimet që ju takojnë. Ndaj shumica e këtyre bizneseve veçanërisht ato që raportojnë xhiro më të ulëta se mesatarja do të kontrollohen fizikisht në terren.

Për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Ndonëse bizneset e turizmit kanë raportuar rritje të xhiros në tre muajt e parë të vitit, administrata tatimore njoftoi se do kontrollojë 20 mijë hotele dhe restorante në terren.

Burimet nga Tatimet thonë se kontrollet janë pjesë e fushatës së paralajmëruar./tch

Tags: sezoni turistikturizmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.