Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ne blejme me çmime më te larta se ne Bashkimin Europian

20/06/2018
Ne blejme me çmime më te larta se ne Bashkimin Europian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

Niveli i çmimeve në Shqipëri për 2017-n përllogaritet sa 52% e mesatares së Bashkimit Europian. Në rajon nivelin më të lartë e ka Mali i Zi ku ky indeks llogaritet sa 55% e mesatares së BE-së. Nivelin më të ulët (çmimet më të lira në krahasim me Be-në) e ka Maqedonia, sa 47% e mesatares.

Duke iu referuar kategorive, për pajisjet elektorinike niveli i çmimeve është i më i lartë se Bashkimi Europian. Bazuar në publikimin e Eurostat, çmimet për pajisjet elektronike janë sa 106% e mesatares së BE-së. Së bashku me Serbinë, e cila ka një nivel prej 108% të mesatares, qytetarët serb dhe shqiptar paguajnë çmime me të shtrenjta se qytetarës  e BE-së.

Edhe për sa i përket nivelit të çmimeve të veshjeve, veshjet janë po aq të shtrenjat në Shqipëri sa në Bashkimin Europian. Sipas indeksit të nivelit të çmimeve, veshjet në vend kushtojnë sa 97% e mesatares së BE-së.

Çmimet më të lira janë për kategorinë e restoranteve dhe hoteleve, të cilat llogariten sa 40% e mesatares së BE-së.

Një ditë më parë Eurostat publikoi të dhënat mbi konsumin dhe të ardhurat për frymë në Bashkimin Europian edhe në vendet kandidate, ku Shqipëria kishte nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe konsumin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarët  ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.

Pas nesh renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria, por që na e kaloi në vitin 2016.

Të ardhurat më të larta për frymë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor i Mali i Zi, të cilat në 2017-n ishin 46%. Më pas renditen Serbia dhe Maqedonia me të ardhura për frymë sa 37% e mesatares së Bashkimit Europian.

Edhe konsumi është më i ulëti në rajon. Për 2017-n, konsumi për frymë llogaritej 37% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nivelin më të lartë të konsumit për frymë në rajon e mban Mali i Zi. Konsumi për frymë u llogarit bë 2017-n sa 57% e mesatares së Bashkimit Europian. Serbia renditet e dyta me 46%, pasuar nga Bosnja dhe nga Maqedonia me përkatësisht 42 dhe 41%.

Në Europë, nivelin më të lartë të çmimeve e kanë vendet si Islanda, Noregjia dhe Zvicra. Ndërsa më të ulëtin vendet e Europës Lindore dhe Qendrore./monitor/

 

Tags: cmimet e elektrishtepiakevecmimet e veshjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.