Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Japonia surpriza e radhës, mposht Kolumbinë me 10 lojtarë

19/06/2018
Japonia surpriza e radhës, mposht Kolumbinë me 10 lojtarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Yuya Osako ia ka dhuruar Japonisë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës kundër Kolumbisë që luajti trimërisht me një lojtar më pak për pothuajse 90 minuta të martën.

Takimi mes Kolumbisë dhe Japonisë i vlefshëm për Grupin H pati një fillim befasisht të furishëm dhe paksa të çuditshëm, me Carlos Sanchez që u përjashtua nga loja me karton të kuq pasi e ndali me dorë goditjen e sulmuesit Osako duke i dhuruar penallti japonezëve pas vetëm tre minutave lojë, raporton Gazeta Express.

Shinji Kagawa nuk dëshpëroi nga pika e bardhë dhe shënoi duke e bërë portierin të hidhet në anën e kundërt.

Trajnerit Pekerman iu deshën gjysmë ore lojë për ta bërë zëvendësimin e detyruar, duke e sakrifikuar Juan Cadradon për Barrios. Kolumbia sulmoi përkundër mungesës së një lojtari në fushë dhe përpjekjet e saj u shpërblyen kur Juan Quintero shënoi për 1-1. Me kaq u mbyll pjesa e parë.

Megjithatë, Japonia mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë duke e shfrytëzuar përfundimisht përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.

Pritjes së gjatë të golit të Japonisë i erdhi fundit  kur Yuya Osako realizoi me kokë në portën kundërshtare pas një harkimi nga këndi rreth 15 minuta para përfundimit të takimit.

Kolumbia tregoi shpirt luftarak deri në fund, por nuk i konkretizoi rastet pasi goditjet e James Rodriguez dhe pasaj Carols Bacca brenda 16-metersisht u bllokuan nga mbrojtësit japonezë.

Japonia tani ka 3 pikë, ndërsa Kolumbia 0 në Grupin H.

Tags: kupa e botes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.