Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj tenton të “uli gjakrat”, fton për darkë Ndrenikën e Kabashin

18/06/2018
Veliaj tenton të “uli gjakrat”, fton për darkë Ndrenikën e Kabashin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në dëgjesën që u organizua me aktorët e Teatrit Kombëtar, u kuptua se Erion Veliaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e “engjellit” në përballje me artistët, duke ia lënë Edi Ramës rolin e “djallit”

Sepse, në njërën anë Rama ia ka prerë shkurt aktorëve, kur i tha se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Kryeministri as nuk denjon t’i dëgjojë propozimet apo ankesat e artistëve, kurse Veliaj në anën tjetër del me versionin se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se historia nuk është mbyllur ende.

Mirësjellja e kryebashkiakut apo kujdesi për t’i zgjedhur fjalët me aktorët nuk janë pa rezultat. Veliaj ka arritur t’i qetësojë gjakrat për momentin, po të mendosh që deri pak ditë më parë, aktori Robert Ndrenika bënte thirrje për luftë dhe betohej se do të ngujohej në teatër, kurse sot, ndeshjen Brazil-Zvicër e ka parë tek Hotel Tirana, i ftuar në një darkë nga Erion Veliajn.

Lapsi.al mësoi se darkës iu bashkua edhe aktori Mirush Kabashi, që shkëlqeu në protestat e artistëve me recitimin e poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit, një thirrje e fuqishme kundër pushtetarëve të korruptuar, që siç thotë poeti “Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças/ Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!”.

Nuk është hera e parë që Veliaj tenton të ulë tonet me artistët. Para se të bëhej publik projekti për teatrin e ri, ai thirri në zyrë aktorin Robert Ndrenika duke i prezantuar projektin, por pa arritur ta bindë atë të ndryshojë qëndrim.

Ndërkohë edhe këtë të dielë në sheshin para teatrit kanë vazhduar protestat e artistëve dhe të qytetarëve të ndryshëm që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë publikisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënies së një pjese të tokës kompanisë private./Lapsi

Tags: debati per teatrinerion veliajrobert ndrenika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.