Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Lufta’ për emrin përfundon/ Detaje nga nënshkrimi i marrëveshjes Greqi-Maqedoni

17/06/2018
‘Lufta’ për emrin përfundon/ Detaje nga nënshkrimi i marrëveshjes Greqi-Maqedoni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këtë të dielë u firmos marrëveshja  prej ministrave Kotzias dhe Dimitrov për emrin e Maqedonisë. Sipas kësaj marrëveshje nga sot Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut.

Ceremonia e nënshkrimit, ashtu siç ishte njoftuar prej ditësh, u mbajt në Prespë, rreth orës 10: 30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Mediat maqedonase tregojnë se dëshmitarë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karlo.

Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje sjell një jetë më të mirë.

“Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës.” tha ai.

Ndërkohë kryeministri grek Tsipras falenderoi BE për ndihmën duke deklaruar se fati i vendeve të Ballkanit është njësoj si ai i vendeve të Evropës. Me këtë marrëveshje Maqedonia e ka rrugën e hapur për integrimin evropian dhe hyrjes në NATO. Këto marrëveshje i hapin rrugë edhe çeljes së negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

Vetëm disa orë më parë, parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë me 153 vota pro dhe 127 kundër. Vetëm një deputet i qeverisë, anëtar i partisë Anel,votoi kundër,  i cili më vonë  edhe u largua nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Kundër votuan 127 deputetë të opozitës, ndërsa komunistët u larguan nga salla. Ndërkohë që diskutohej për marrëveshjen, situata jashtë ishte mjaft e tensionuar ga grupe protestuesish të cilët kërkonin të hynin në parlament. Me ndërhyrjen e policisë situata është qetësuar.

Marrëveshja u sulmua ashpër prej opozitës, e cila e quajti atë tradhti që i bëhet vendit, ndërsa qeveria thotë se marrëveshja mbyll përgjithmonë një ngërç që mbante peng vendin prej gati 30 vjetësh.

 

Tags: greqimaqedonimarreveshja per emrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.