Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Siguria e pushuesve në plazhin e Durrësit është ende në diskutim ,mungojnë vrojtuesit

08/06/2018
FOTO/ Shtëpitë në bregdet, bien çmimet për apartamente, rriten për fshatrat turistikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Siguria e pushuesve në plazhet e shumta të Gjirit të Durrësit është ende në diskutim.

Sezoni turistik ka filluar dhe pothuajse i gjithë brezi i rërës është zaptuar nga subjektet private që ofrojnë qëndrim, po jo siguri për pushuesit. Çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh.

Kjo rrit kostot e subjektit dhe ul fitimin sezonal. Interesin e ulët të subjekteve e pohon edhe përfaqësuesja e Federatës së Vrojtuesve të Plazheve për Durrësin, Ejona Kaltani.

“Jam instruktore e vrojtuesve të plazheve për Durrësin. Durrësi e ka nisur kursin për vrojtuesit. Disa subjekte kanë marrë masa, po nuk është interes i masivizuar. Me VKM çdo subjekt privat duhet të ketë një vrojtues plazhi. Për momentin shfaqen të interesuar, po shprehen se është ende herët për të marrë masat për vrojtuesit. Situata është kritike, po ne jemi në pritje të vrojtuesve, të kurseve”, u shpreh Ejona Kaltani, Instruktore e Vrojtuesve të Plazheve për Durrësin.

Në plazhin e madh mungon edhe sinjalistika dhe korridoret e dukshme të hyrje-daljeve në det të mjeteve lundruese që përdoren për argëtimin e pushuesve.

Në Policinë Bashkiake të Durrësit bëjnë të ditur se dhjetëra subjekte private që kanë zënë hapësirat e plazhit janë njoftuar se brenda javës së ardhshme duhet të shlyejnë detyrimet dhe marrin lejen përkatëse të përdorimit të plazhit.

Pas datës 15 qershor, subjektet do t’i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme për plotësimin e kushteve të sigurisë në plazhe. Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime dhe gjithsecili duhet të rrisë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve për t’u dhënë ndihmën e parë, teksa pushon buzë Adriatikut./t.ch

Tags: Durresplazhpushuesvrojtues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.