Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori i SHBA-së e thotë qartë: Synimi ynë forcimi i të djathtës në Europë, e majta ka dështuar

05/06/2018
Ambasadori i SHBA-së e thotë qartë: Synimi ynë forcimi i të djathtës në Europë, e majta ka dështuar

Ambasadori Richard Grenell dhe Presidenti amerikan Donald Trump

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk ka asnjë dyshim se qëndrimi i Uashingtonit është shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare.

Por teksa ambasadori amerikan Donald Lu është në largim, sytë dhe veshët e shqiptarëve janë drejt SHBA.

Ende nuk dihet se kush do jetë ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, por ambasadori i sapocaktuar i presidentit Donald Trump në Gjermani i ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij.

Richard Grenell nuk ka shumë kohë që e ka marrë detyrën, por në një intervistë për platformën e djathtë Breitbart, ai tha se synimi i tij është fuqizimi i të djathtëve në Europë.

Grenell, një aleat i ngushtë i presidentit Trump, është kritikuar fort për këto deklarata, aq sa ai është shprehur se qëllimi nuk ishte që të përkrahë kandidatë ose parti të caktuar.

Por çfarë tha Grenell?

“Ka shumë konservatorë në të gjithë Europën, që më kanë kontaktuar mua dhe më thonë se po ndjejnë një ringjallje të së djathtës”.

“Unë absolutisht dua të fuqizoj konservatorët e tjerë në mbarë Europën, liderët e tjerë. Mendoj se ekziston një bazë e mirë e politikave konservatore për shkak të dështimit të politikave të së majtës”.

Ai tha se kjo ‘ringjallje’ vjen për shkak të zgjedhjes së Trump, duke shtuar se mbështetja e SHBA do jetë masive.

Më tej, ai tha se është një fans i madh i konservatorit austriak, Sebastian Kurz, një lider i të djathtës.

Grenell tha se ai është një ‘rock-star’.

Demokratët shqiptarë kanë shpresuar se me zgjedhjen e Trump, edhe në Shqipëri do të ndryshojë era. Një takim i kryetarit demokrat, Lulzim Basha me Trump, është parë si shenjë e parë e këtyre ndryshimeve.

Tags: e djathtaEUROPERichard Grenell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.