Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kancelari Kurz: Për hapjen e negociatave s’ka siguri as pas korrikut

30/05/2018
Kancelari Kurz: Për hapjen e negociatave s’ka siguri as pas korrikut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rruga e re që po përdorin refugjatët për të kaluar nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit drejt Europës ishte arsyeja e vizitës së Edi Ramës në Austri. Në konferencën e përbashkët mes të dyve, gazetarët e i kërkuan një koment kancelarit austriak, për shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave të paktën pas korrikut, kur Austria merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Përgjigjia nuk ka qenë shumë optimiste, as në këtë rast.

“Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave”, është shprehur Kurz.

Kurz u përqëndrua në shqetësimin që kishte ai vetë, atë të emigrantëve që kalojnë nga vendi ynë për të udhëtuar drejt venedve të BE-së. Edi Ramës i ka premtuar ndihmë financiare për të luftuar emigracionin ilegal.

“Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë. Folëm për emigracionin ilegal dhe rrugën nga Shqipëria që po ndjekin klandestinët nga lindja. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve”, u shpreh Kurz.

Tags: Edi Ramasebastian kurz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.