Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Edhe pezullimi i ligjit të Lojërave të Fatit, për të ndihmuar Agron Xhafajn

15/05/2018
Shtyrja e ligji i lojërave të fatit, për interesat e ngushta klienteliste të qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

N/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e mbyllur për mediat se sot Komisionet Parlamentare nuk duhet të kenë axhendë tjetër përveçse, dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Tabaku theksoi se anëtarët e majtë të Komisionit të Ekonomisë kanë ndihmuar trafikun e lojërave të fatit për Agron Xhafajn, duke pezulluar ligjin. Sipas saj, lufta ndaj krimit dhe drogës, fillon me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Një vendim i formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit në Itali, detyron Agron Xhafajn të jetë sot në burg. Por, si rezultat i mbështetjes nga mazhoranca dhe Ministri i Brendshëm, me manipulimin e ligjeve të reformës në Drejtësi sot ai është i lirë dhe sot ai drejton trafikun e drogës në Shqipëri dhe ka zëvendësuar bandën e ish-ministrin të brendshëm në Vlorë. Vlora nuk është më qyteti i turizmit. Vlora është kthyer në qytetin e drogës. Unë besoj se në detyrën e parë të këtij Komisioni që ne të fillojmë e të diskutojmë ashtu si në çdo Komision tjetër parlamentar për të atë që PD ka publikuar dhe opinioni publik po diskuton.
Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse ky nuk është rast i izoluar. Minitsria e Brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një Ministër i Brendshëm, me një kupolë të tërë policie, të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge fakt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në pesë vitet e fundit. Ne si Komision Ekonomie ne na takon të diskutojmë për këtë çështje. Të diskutojmë edhe për ligjin e lojërave të fatit z. Braçe që u shty në dy vite siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij Komisioni, kanë ndihmuar drejtpërdrejt Agron Xhfajn, për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite. sot çdo axhendë parlamentare duhej të fillonte me, si mundet deri në qershor në të ndihmojmë që Shqipëria të hapë negociatat. Si mundet që deri në qershor ne të përmirësojmë situatën duke nisur që nga lufta ndaj krimit dhe drogës që fillon me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm”, deklaroi Tabaku.

Tags: agron xhafajlojera fati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.