Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritja e çmimit të naftës s’ka të ndalur, pritet të shkojë mbi 200 lekë/litër

14/05/2018
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimi i naftës në tregun e brendshëm është shtrenjtuar me 5 lekë për litër ditët e fundit. Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatorit më të madh në vend, një litër naftë shitet me 177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatesisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë. Në pikat e Eida Petroleum, i dyti më i madh, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 176 dhe 177 lekë për litër, ndërsa në pikat e Gega Oil me 175 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të vendoste sanksione ndaj këtij vendi.

Rënia e dollarit në tregun vendas, ku aktualisht këmbehet me 106 lekë, nga rreth 129 lekë që arriti më se një vit më parë, ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e naftës në vend, por operatorët pohuan se rritja në bursa ishte më e lartë se përfitimet që vinin nga dollari i ulët.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste. Një rikthim në nivelet e 100 dollarëve për fuçi mund të jetë në lojë, kanë thënë analistët e Bankës së Amerikës, pasi një rënie e prodhimit të Venezuelës dhe reduktimi i eksporteve të Iranit si rrjedhojë e sanksioneve të reja të Iranit përkon me uljen e ofertës së udhëhequr nga OPEC dhe Rusia, shkruan Financial Times. “Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re me Iranin përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ose nëse Rusiaa/OPEC e shtrijnë reduktimin e prodhimit edhe në 2019, tregjet globale të naftës mund të shtrëngohen më tej,” thanë analistët e Bankës së Amerikës. Banka rriti parashikimin për treguesin referencë global të naftës bruto, Brent, për vitin 2018 dhe 2019 në 70 dhe 75 dollarë për fuçi përkatësisht, por tha që ekzistonte gjithashtu rreziku që të shkojë në 100 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse këto parashikime materializohen dhe nëse vazhdon situata me Iranin deri në embargo të plotë, nafta në tregun e brendshëm do të shkojë brenda tre muajve të paktën në 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për liitër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, nivelet më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimet më të shtrenjta të karburanteve në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 7 maj. Ndërsa renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut. Të dhënat janë përpunuar nga revista “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore. Monitor

Tags: cmimnafte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.