Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VETTING-u/ Vetëlargohen 220 punonjës policie

10/05/2018
VETTING-u/ Tiranë, 2256 efektivë policie dorëzojnë formularët, 44 dorëhiqen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen. Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni. Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.

Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.

Në formularët e vetëdeklarimit, efektivëve iu duhej të deklaronin nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, përdorues të lëndëve narkotike dhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në aktivitete kriminale. Vlerësimi në polici pati në fokus të tij tre elementë të rëndësishëm; pasurinë e ligjshme, figurën e pastër të policit dhe aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët nga strukturat, por më parë duhet të kalojnë Vettingun.

Tags: LargimpoliciVetting

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.