Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Droni turk ikën nga dy avionët luftarakë grekë

06/04/2018
Nga Italia do të ngrihen dronë amerikanë për të luftuar ISIS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë me dije se për herë të parë, forcat ushtarake të saj kanë ndërhyrë për të penguar fluturimin mbi ishujt grekë të Egjeut të një avioni turk pa pilot, të ashtuquajtur dron spiun.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë pasi Ankaraja ka deklaruar se ka futur në arsenalin e saj ushtarak avionë të tillë. Droni në fjalë i tipit UAV ANKA, prodhim turk, ka shkelur hapësirën ajrore greke në mesditën e së enjtes në rajonin Dodekanisa më shumë se dy herë. Sapo ai është zbuluar nga radarët e ushtrisë, është ndjekur dhe është interceptuar nga dy avionë ushtarakë F16 të flotës greke.

Avioni pa pilot, që është ngritur nga baza ushtarake turke e Dalamës, është i destinuar për misione zbuluese me synim mbledhje informacionesh si dhe fotografime të zonave të caktuara. Incidenti në fjalë ndodh në një moment kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë tejet të tensionuara dhe retorikat dypalëshe kanë arritur kulmin.

Orët e fundit, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se në kuadrin e një riorganizimi të ushtrisë ka urdhëruar dërgimin e 3500 ushtarëve grekë në repartet ushtarake të Greqisë në kufirin me Turqinë, pranë lumit Evro, si dhe po kaq të tjerë përgjatë ishujve të Detit Egje, atje ku incidentet me forcat e marinës turke janë të shpeshta, sidomos ditët e fundit.

Ndërkohë, kryeministri Tsipras, në një intervistë për gazetën “Documento”, ka kërkuar nga Ankaraja që të marrë fund kalvari i dy ushtarakëve grekë që janë arrestuar nga forcat turke, pak metra brenda kufirit të tyre, në fillim të muajit të kaluar.

Tags: greqitruqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026
“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026
“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.